-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

FBI publikon dosjen sekrete për Hitlerin

Më të lexuarat

Shtetet e Bashkuara kanë kryer hetime të detajuara mbi dyshimet se Hitleri nuk u vetëvra, por u arratis në Argjentinë pas Luftës së Dytë Botërore. Këtë e fakton kjo dosje sekrete hetimore e bërë publike së fundi nga FBI-ja, përmes të cilës arrihet në përfundimin se teoria e arratisjes së ish-diktatorit nazist është e pavërtetë.

Dosja që deri më sot mbahej sekret përmban dëshmi dhe raporte që tregojnë se Adolf Hitler dhe partnerja e tij Eva Braun jetonin fshehurazi në ultësirat pranë Andeve dhe shpesh shfaqeshin në nëpër dyqane e kazino. Nga disa dëshmi, Hitleri identifikohej si një burrë me thinja, si oficeri që ishte shfaqur nëpër fotografi gjatë pushtimit nazist në Paris. Dëshmuesit shpreheshin se ai i kishte hequr mustaqet. Po ashtu, në dëshmi thuhet se Fyhreri ishte ndihmuar nga 6 oficerë ushtarakë argjentinas për t’u strehuar.

Dosja përmban 203 faqe dhe përfshin hetime të kryera për periudhën mes viteve 1945-1947. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara do të hidhet në ankand, telegrami i fundit i Hitlerit para vetëvrasjes në bunkerin e Berlinit. Letra është shkruar më 24 Prill 1945, 6 ditë para se Hitleri të gjendej i vetëvrarë. Në telegram, ai i përgjigjet komandantit suprem të ushtrisë naziste Ferdidand Shërner i cili i bënte thirrje të arratisej me fjalët “Unë do të qëndroj në Berlin”./tvklan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit