-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Selfie, drogë e armë, i burgosuri shqiptar shokon Austrinë

Më të lexuarat

Kushtet e jetesës në burgjet austriake duket se janë jashtëzakonisht të mira, pasi të burgosurit kanë mundësinë të bëjnë edhe “selfie” dhe të tregojnë “tufat” e parave që kanë, llojet e celularëve që përdor, drogën, duhanit dhe pijeve alkoolike që konsumojnë, e madje edhe të armëve që mbajnë!
 
“Asnjërën nga këto nuk do të duhej t’i kishte në qeli, por i burgosuri shqiptar, ka mahnitur opinionin austriak me fotografinë ‘selfie’ që tregon pasurinë e tij në qeli, foto të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.
 
“Por opinioni austriak është shokuar për së dyti, nga i njëjti person i burgosur. Kur policia është futur në qeli, për të kapur atë që kishte parë në foto, nuk ka gjetur asgjë, absolutisht asgjë”, shkruan Kurir.
 
Bruno Sladek, një nga autoritetet e burgut në Krems, ka thënë se policia është duke e vërtetuar autenticitetin e fotografisë, ndërsa gardianët janë duke ndjekur çdo lëvizje të të burgosurit që ka mahnitur opinionin austriak.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit