1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Simptomat e sulmit në zemër: Shtatë shenjat se kur duhet ta thërrisni ambulancën

Më të lexuarat

Sulmet e zemrës janë emergjencë serioze mjekësore dhe janë vdekjeprurëse. Zakonisht ndodhin kur zemrës i privohet furnizimi me gjak si pasojë e ndonjë bllokimi.

Simptoma që kryesisht ndërlidhet me sulmin e zemrës është dhimbja në gjoks, por kjo nuk ndodh gjithmonë.

Kështu, doktorët tregojnë për disa simptoma tjera të cilat mund të shërbejnë si shenja paralajmëruese se dikush është duke pësuar sulm në zemër.

Nëse veç përjetoni dhimbje në gjoks gjatë sulmit, zakonisht keni ndjenja të shtrydhjes në qendër të gjoksit. Kjo e bën gjoksin të ndihet sikurse po shtypet apo po shtrëngohet nga një objekt i rëndë.

Kjo dhimbje mund të shpërndahet nga gjoksi në duar, mjekër, qafë, shpinë dhe abdomen.

Dhimbja në gjoks jo gjithmonë vjen papritmas, dhe mund të zhvillohet ngadalë.

Sidoqoftë, përveç dhimbjes së gjoksit, janë edhe gjashtë simptoma tjera kryesore të sulmit në zemër.

Ato janë marramendja, djersitja, problemet me frymëmarrje, ndjenja se jeni të sëmurë, kolli dhe ndjenja se jeni duke pasur sulm paniku.

Prandaj, edhe nëse nuk keni dhimbje në gjoks por i keni simptomat tjera, gjithmonë është opsioni më i miri për të kërkuar ndihmë mjekësore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit