0.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Greqia i kërkon Gjermanisë 300 miliardë euro dëmshpërblim lufte

Më të lexuarat

Parlamenti i Greqisë mbrëmë miratoi rekomandimin e qeverisë sipas të cilit kërkon nga Gjermania pagesën e dëmshpërblimeve të luftës për periudhën e pushtimit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky është një rekomandim që kërkon nga qeveria greke të paraqesë kërkesë zyrtare për pagesën e dëmeve të luftës, viktimat njerëzore dhe shkatërrimin e pronës gjatë pushtimit nazist.

Partia radikale e krahut të djathtë, Agimi i Artë, votoi kundër rekomandimeve.

Deputetëve para votimit iu drejtua kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili tha se Greqia ka të drejtë për pagesën e dëmeve të luftës nga Gjermania dhe njoftoi se nga Berlini zyrtar këtë do t’ia kërkojë edhe në formë të shkruar.

“Kërkesën për pagesën e dëmeve të luftës nuk e konsiderojmë si një lloj pandemie të kredive që aleatët evropianë na dhanë gjatë krizës ekonomike. Ky është detyrimi ynë historik dhe moral”, tha Tsipras.

Parlamenti grek hartoi një raport të dëmtimit gjatë pushtimit nazist të Luftës së Dytë Botërore tre vjet më parë. Greqia do të kërkojë rreth 300 miliardë euro për të paguar dëmet ndaj familjeve të viktimave dhe dëmeve materiale. Në të njëjtën kohë, Greqia do të kërkojë gjithashtu kthimin e veprave të artit që u vodhën nga vendi gjatë luftës.

Pala gjermane hedh poshtë kërkesën për kompensim për dëmet e luftës që përfundoi më shumë se shtatë dekada më parë. Berlini thotë se në vitin 1960, Gjermania pagoi 115 milionë marka gjermane (DM) dëme lufte dhe se kjo temë nga këndvështrimi ligjor është mbyllur./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit