-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Blerim Reka: Ka ardhur koha që Maqedonia e Veriut ta zgjedhë një president shqiptar

Më të lexuarat

Mendoj se me garimin tim në këto zgjedhje dërgojmë një mesazh për gjithëpërfshirje, sepse atëherë do të vazhdohej me traditën gati 30 vjeçare pas pavarësimit të Maqedonisë së Veriut ku shqiptarët do të jenë vetëm votues, por asnjëherë të votuar”, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kandidati për president në Maqedoninë e Veriut Blerim Reka.

Reka ka diskutuar rreth konceptit të platformës për krijimin e një Republike gjithëpërfshirëse, me ligjin mbi të gjithë.

Radio Evropa e Lirë: Zotri Reka, argumenti juaj kryesor i fushatës mbetet “ta bëjmë Maqedoninë e Veriut Republikë”. Cila është esenca e Republikës përmes së cilës synoni të bindni elektoratin që t’ju votojë për president të shtetit?

Blerim Reka: Koncepti im “Republika për të gjithë”, është koncept për Republikën në të cilën do të sundojë ligji, dhe jo individi me fjalë të tjera ashtu siç është dhe slogani im, “Republika për të gjithë, me ligjin mbi të gjithë” në fakt është një koncept universal i sprovuar në demokracitë liberale, dhe ajo që i ka munguar tani e tridhjetë vite Maqedonisë së Veriut.

Ne për 30 vite kishim shtet të kapur, por tash e dy vite frikësohemi se po rrëshqasim drejt një shteti privat me përqëndrimin e gjithë fuqisë politike tek një person, që po ashtu nuk është e shëndetshme për demokracinë. Konsideroj se me konceptin “Republika për të gjithë”, qytetarët do të kenë të drejtën që të kërkojnë llogaridhënie prej atyre që janë në pushtet dhe jo siç është tash faktikisht, qytetarët u binden do si do politikave qeveritare.

Ky është i vetmi koncept i cili mendoj se mund ta përthekojë një situatë post-konfliktuoze tash e 20 vite dhe para-integruese ashtu siç pretendojmë në Bashkimin Evropian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit