0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Shqipëri, arrestohet një person për “propagandë terroriste”

Më të lexuarat

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person i cili akuzohet për publikimin në rrjetet sociale të pamjeve filmike që sipas policisë nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste.

Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se është arrestuar një 29 vjeçar i lindur në Krujë dhe banues në Tiranë.

“Ky shtetas në adresën e tij në Facebook ka publikuar dhe shpërndarë video e pamje filmike që nxisin dhe propagandojnë veprat penale me qëllime terroriste. Gjatë kontrollit të banesës se tij, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi fishekësh luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej theksohet se ky shtetas shqiptar është arrestuar nga specialistët e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë pas një hetimi dy vjeçar.

I arrestuar akuzohet për veprat penale “Stërvitja për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit