0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Memli Krasniqi porositë 20 mijë qebapa

Më të lexuarat

Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, me stafin e tij duhet të zgjedhin si ti ndajnë 20 mijë qebapat e qoftet e porositura për tri vitet e ardhshme.
Sasia e ushqimit dhe pijeve që kanë porositur nuk ka mundësi ti ngopë të gjithë 323 punëtorët e kësaj ministrie.

Kështu, duket se do të kenë mjaftë telashe që të vendosin se kush do të haj më shumë qofte, pica, omlet shpageta e të pijë më shumë kafe e qaja.

Nëse ushqimi dhe pijet ndahen me të gjithë, atëher i bie se atyre do tu duhet të zgjedhin secili sa dhe në çfarë dite do të hajë e pijë në byfen e ministrisë e cilave ditë tjera të marrë buken nga shpija.
Në bazë të përllogaritjeve, del se për çdo muaj stafi i ministrisë do të ketë në dispozicion 555 qofte, ndërkaq në ditë i bie se 18 sosh do të servohen.

Zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë mund të zgjedhin ta shoqërojnë bukën me një nga 416 shishet me ujë cdo muaj ose 277 pije në kanaqe të llojeve të ndryshme.

Nëse vendosin që të porosisin edhe sallatë, atëherë ndarja  e saj me të gjithë stafin do të jetë edhe më e vështirë. Janë gjithsejtë 41 sallata në dispozicion.
Por për tri vitet e ardhshme, Ministria e Bujqësisë ëshët kujdesur që të porosisë edhe ushqim e pije zëvendësuese.

Varësisht nga mënyra se si do të ndahen, stafi I ministrisë së Bujqësisë do të ketë në dispozicion edhe 138 sanduiq dhe po aq pica të vogla për cdo muaj.
Përmbajtja e tyre nuk është specifikuar në dosjen e tenderit të shpallur nga ky insitucion.

Ndërkaq, është paraparë që për kabinetin e ministrit dhe stafin e gjerë pas buke të shërbehen edhe kafe.
Sipas përshkrimit në njoftimin për kontratë janë 15 mijë kafe expresso dhe po aq makiato që do të shërbehen.

Nëse llogaritet me numrin e muajve dhe punëtorëve, del se cdo muaj punëtorët e ministrisë së bujqësisë do të mund të pijnë 416 expresso dhe po aq makiato.
Në përgjithësi do të kenë mundësi të porosisin 832 kafe në muaj, apo 27 kafe në ditë.

Megjithatë Ministri, Memli Krasniqi mund të vendos për blerje të reja varësisht nga nevojat në ministri.
Ministria e Bujqësisë për vitin 2015 në mallëra dhe shërbime ka të parapara ti shpenzojë 1 milion e 935 mijë e 744 euro. Kurse, në këtë buxhet për këto shërbime janë paraparë të shpenzohen fiks 51 mijë euro nga zyra e ministrit.

Agron Demi, drejtor i Institutit për  Studime të Avancuara, GAP, thotë se ministritë dhe komunat shpenzojnë shuma të mëdha për pagesat e shujtave të stafit dhe mbajtjen e bufeve brenda objekteve administrative, ndërsa bëhet problem jashtëzakonisht i madh zbatimi i kontratës kolektive, një dokument i nënshkruar që ju garanton shujta mësimdhënësve.

“Për më tepër, nuk ekziston një akt logjor i cili u jep të drejtë organizatave buxhetore që të krijojnë shpenzime të tilla. Ekziston udhëzimi administrativ i cili i definon shpenzimet për dreka zyrtare për stafin politik, por jo edhe për stafin administrative”, vlerëson Demi.

Lista e produkteve të porositura:
Sherbim me pije dhe ushqim për të gjith zyrtare e MBPZHR-së
Ujë 15000 Copë
Kafe expreso 15000 Copë
Makiato 15000 Copë
Filter qaj 3000 Copë
Pije në kanaqe 10000 Copë
Lëngje frutash 5000 Copë
Sallata 1500 Copë
Sendviç 5000 Copë
Pica të vogla 5000 Copë
Copë`
Qebabapa/Qofte (25gr) 20000 Copë
Omlet (300 gr) 2000 Copë
Shbageta (150 gr) 2000 Copë./kohaislame
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit