3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vuçiq, ndërkombëtarëve rreth dialogut: Mos na bëni presion, hiqeni taksën

Më të lexuarat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos vazhdojnë të ushtrojë presion ndaj vendit të tij, kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se nuk do të heq dorë nga qëndrimi se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhë vetëm pas heqjes së taksës.

“Mos i bëni thirrje Serbisë. Hiqeni taksën dhe ne do të vijmë vetë”, citohet të ketë thënë a Vuçiq në një tubim në Novi Sad.

Taksa ndaj produkteve të saj e vendosur nga Qeveria e Kosovës, vazhdon ta “mundojë” Serbinë dhe përfaqësuesit e saj institucional.

Madje, siç është thënë më herët, Qeveria e Serbisë ka angazhuar një firmë të huaj që të lobojë për të në Washington.

Siç shkruante VOA në gjuhën serbe, duke u thirrur në dokumentin zyrtar, kjo firmë do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në Amerikë (duke përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë amerikane) lidhur me disa çështje të bashkëpunimit rajonal”.

Sipas dokumentit të publikuar në gjuhën angleze, lobimi tek pala amerikane do të përfshijë, përveç temave të bashkëpunimit rajonal, edhe çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit