-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdogan ka fituar me votë dhe me gjasë do të largohet me votë

Më të lexuarat

Nga Indrit Vokshi

Diçka për Turqinë

Lexoj shqiptarë të cilët po thonë se Turqia po demokratizohet sepse po humb regjimi diktatorial i Erdogan në Stamboll e Ankara.

Mundësinë për ta thënë ketë po ua jep pikërisht Turqia dhe shteti turk. Se ky rregjimi i Erdogan nuk po i vidhka zgjedhjet dhe po e lejoka veten të humbë, me votë.

Fakti që opozita merr votat dhe ato i numërohen, tregon se Turqia është shtet serioz. Deri më sot Erdogan ka fituar me votë dhe me gjasë do të largohet me votë.

Është interesante që shqiptarët të cilët jetojnë në një vend dhe regjim ku 30 vitet e fundit zgjedhjet janë përcaktuar duke mbushur kutitë (dhe e dimë), duke ndërruar kutitë në kamion, duke parkuar banda të armatosura para qendrave të votimit e numërimit (dhe e dimë), duke blerë vota me para në dorë (dhe e dimë), duke kërcënuar me vend pune po edhe me vrasje njerëzit (dhe e dimë), ngazëllehen për çlirimin e Turqisë.

Vetë jetojmë në një vend me administratë thellsisht partiake dhe rrjedhimisht jocilësore (dhe e dimë), pushtetin na e kanë grupet e krimit të organizuar të veshur si biznesmenë (dhe e dimë mirë), merremi veçanërisht me Turqinë. Se as me zgjedhjet greke nuk merremi me kaq zell, as me ato maqedonase e as me ato malazeze. Merremi me një Turqi që burokracinë e ka të fortë se ka qenë perandori, ushtrinë po ashtu, diplomacinë po e po, ekonominë e ka rritur shumë dekadën e fundit dhe, quajmë diktator presidentin e këtij shteti i cili mesa duket me opozitën e vet na komunikoka me gjuhën e votës dhe ia lejoka vetes humbjen.

Me mujt me u marrë me Shqipërinë që edhe ne të kemi administratë, ushtri, ekonomi dhe komunikim me gjuhën e votës, do kishte qenë mirë. Jo për gjë por ngjan humoristike të quash diktator presidentin e një vendi tjetër kur praktikisht vetë jeton nën diktaturë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit