2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

10 vendet që kërkojnë punëtorë dhe mbështesin talentet edhe nga jashtë

Më të lexuarat

Përpos të dhënave shqetësuese mbi numrin e lartë të emigrantëve, kompanitë më inovative në botë janë gjithnjë duke kërkuar punësimin e talenteve të reja, jo thjesht si një detyrë e departamentit të burimeve njerëzore, por si një çështje mbijetese.

Qoftë nëse po flasim për një gjigant si Google, që kërkon vazhdimisht të afrojë inxhinierë të klasit botëror ose po flasim për një kompani të vogël që ka nevojë për punëtorë vizionarë për të formësuar produktet e së ardhmes, gjithnjë e më shumë po shtohen kërkesat për punëtorë me kualifikim të lartë për të përballuar konkurrencën mes tyre, transmeton G.SH shkrimin e World Economic Forum.

Nuk ka dyshim se kompanitë e mëdha do të kërkojnë gjithnjë punëtorët me kualifikime të larta, edhe nëse duhet të shohin ndërkombëtarisht për të gjetur më të mirën.

Megjithatë, një pjesë e këtij procesi të rekrutimit nuk është domosdoshmërisht nën kontrollin e tyre.

Realiteti është se vetë vendet kanë politika të ndryshme për tërheqjen e emigrantëve, për t’i edukuar dhe zhvilluar ata si edhe për të mbajtur punëtorët më të mirë.

Duke përdorur të dhëna nga Kombet e Bashkuara dhe Indeksi i Konkurrencës së Talenteve Globale, këtu janë 10 vendet më të mira për tërheqjen dhe mbajtjen e punëtorëve me kualifikime të larta.

1-Zvicra

2-Singapori

3-Britania e Madhe

4-Shtetet e Bashkuara të Amerikës

5-Suedia

6-Australia

7-Luksemburgu

8-Danimarka

9-Finlanda

10-Norvegjia

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit