2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Heroi egjiptian i Milanos: bëra sikur po lutem dhe e thirra policinë

Më të lexuarat

Një student i cili u gjend në pranishëm në momentin kur u rrëmbye një autobus në Milano të Italisë po konsiderohet si hero nga banorët.

Sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer ngjarjen, ai ishte i pari që alarmoi lidhur me rrëmbimin e autobusit me 50 nxënës nga ana e shoferit, ngjarje e ndodhur javë më parë.

Rrëmbimi i cili për fat të mirë zgjati jo më shumë se 10 minuta, mund të ishte kthyer në një makth nëse Ramy Shehada nuk do të kishte thirrur babain e tij i cili i alarmoi autoritetet.

Ai e menaxhoi situatën me zgjuarsi, duke arritur ta fshihte telefonin, kur të gjithëve iu ishte marrë.

Pas kësaj, e thirri babain e tij në telefon, duke recituar lutje në arabisht, çka e bëri të atin të dyshojë dhe menjëherë e alarmoi policinë.

Ai tha se në momentin kur e telefonoi babain, nuk mendonte fare për veten por vetëm për shokët dhe mësuesit që gjendeshin në autobus.

“Pasi e kuptoi babai dhe e thirri policinë, unë vazhdova të lutem, ashtu si gjithmonë. Unë jam praktikues i besimit”.

Familja e Ramy kishte emigruar nga Egjipti në Itali në vitin 2001.

Ndonëse ka lindur në Itali, Ramy nuk e gëzon të drejtën e shtetësisë, edhe pse kanë nisur fushata që Ramy ta fitoj këtë të drejtë. Thirrje të ngjashmë kanë bërë edhe figura politike dhe ato nga mediat. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit