-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Thaçi në Turqi: Diaspora krenare me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës

Më të lexuarat

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Turqi, me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi thekson se “pas takimeve të frytshme të djeshme, në mbrëmje pata kënaqësinë të festoja sërish ditëlindjen e Kosovës. Kësaj radhe në gjirin e përfaqësuesve të përmalluar të diasporës sonë në Turqi, të cilët ndihen jashtëzakonisht krenarë me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Në pritjen e organizuar nga Ambasada jonë mbrëmë për këtë ngjarje të rëndësishme, na nderoi me praninë e tij edhe zv/kryeministri i Turqisë, Bulent Arinç”.
Thaçi shprehet se “gjatë pritjes pata mundësinë të njihem dhe bisedoj me studentë kosovarë, që ndjekin studimet në Turqi, me përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Ankara dhe me përfaqësues të bizneseve të Turqisë”.
Thaçi në Turqi: Diaspora krenare me konsolidimin e shtetit të pavarur të Kosovës
“Të gjithë flisnin me respekt dhe konsideratë të lartë për vendin dhe popullin tonë, për rrugën tonë të vështirë drejt lirisë e pavarësisë dhe për përpjekjet tona për demokratizim e zhvillim ekonomik. Të gjithë e shihnin me optimizëm dhe entuziazëm të ardhmen tonë”, përfundon zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit