0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Perëndimorët i bashkohen milicive të krishtera të Irakut për kryqëzata

Më të lexuarat

Deri tani ka pasur lajme të bujshme në media, ku flitej se qindra, në mos mijëra muslimanë të rinj janë duke u “radikalizuar” në Siri dhe Irak, ku po luftojnë për ISIS.
Por ajo që nuk po raportohet shumë, e që është po aq e rëndësishme, është se ka edhe qindra luftëtarëve të huaj që zbarkojnë në rajon për të luftuar kundër ISIS, në grupe të krishtere. Gjithnjë e më shumë, të huajt perëndimor janë bashkuar me një milici të re të krishterë të quajtur Dwekh Nawsha.
Milicia Dwekh Nawsha, që do të thotë vetë-sakrificë në gjuhën e lashtë aramaike, është njëri nga grupet jo pak esktreme.
Dwekh Nawsha operon përkrah forcave Peshmerga kurde për të mbrojtur fshatrat e krishtera në vijën e frontit në provincën Niniva.
Një nga anëtarët e saj, gjithashtu vepron si rekrutuesi, Brett thotë se ai dëshiron të krijojë një “batalion të luftëtarëve të huaj”.
Në javën e tij të parë në detyrë, ai solli pesë vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Kanadaja, të cilët ai thotë se kanë përvojë ushtarake ose si kontraktues.
Kontigjenti i huaj është i vogël tani, por interesi është në rritje dhe Brett thotë se ai ka 20 vullnetarë që tashmë priten për t’u rreshtuar.
Dwekh Nawsha madje rekrute femra. 
Daily Mail raporton se militantët janë duke marrë ndihmë ushtarake nga njerëz në Perëndim. Edhe ABC News raporton se “disa evropianë janë duke folur për një “pelegrinazh të armatosur” në Irak, duke thënë se ajo që është e nevojshme është një “kryqëzatë e pestë”. /mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit