-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

I lartësuar qoftë Allahu, gruaja bëhet me binjakë 1 muaj pas lindjes së parë

Më të lexuarat

Një grua nga Bangladeshi solli në jetë 2 binjakë rreth 1 muaj pasi kishte lindur para kohe një djalë. Arifa Sultana, 20-vjeçe, lindi në fund të muajit Shkurt, por 26 ditë më vonë ajo shkoi sërish me urgjencë në spital pasi kishte dhimbje barku.

Doktorët zbuluan se ajo ishte ende shtatzënë me binjakë në një mitër të dytë dhe performuan ndërhyrje cesariane. Binjakët e saj lindën shëndoshë e mirë dhe dolën nga spitali pa komplikacione.

Duke folur për BBC, gjinekologia që bëri ndërhyrjen cesariane, Sheila Poddar tha se Sultata, e cila është nga një fshat i largët, e lindi fëmijën e parë në Kolegjin Mjekësor Universitar Khulna, në zonën e Khulna.

Vetëm 26 ditë më vonë, ajo nisi të ankohej për dhimbje barku dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Ad-din, në Jessore më 21 Mars.

“Kur pacientja erdhi i bëmë eko me ultratinguj dhe zbuluam se kishte binjakë. Ishim sa të shokuar, aq edhe të surprizuar. Nuk kisha parë kurrë më parë diçka të tillë”, tha mjekja.

Sipas kësaj të fundit, Sultana dhe bashkëshorti i saj janë tepër të varfër dhe ajo nuk kishte bërë kurrë më parë një eko me ultratinguj. “Nuk ia kishte idenë që kishte edhe dy binjakë, një djalë dhe një vajzë”.

Ndonëse për njerëzit duket e habitshme, një gjinekolog tha për BBC se të pasurit dy mitra, nuk është diçka aq e rrallë. Sipas tij nëse e reja do të kishte bërë eko me ultratinguj më parë do të kishte zbuluar se kishte dy mitra, transmeton tvklan.al.

*Uterus Didelphys është një çrregullim ku femra zhvillon dy mitra në vend të një. Mitra nis si dy tuba të vegjël në fetus dhe zakonisht këto bashkohen për të formuar një organ të madh. Por nëse nuk bashkohen, atëherë formohen dy mitra.

Anormalitete të tilla në disa raste mund të shkaktojnë probleme fertiliteti. Shpesh femrat të cilat kanë këtë anormalitet nuk kanë asnjë simptomë dhe zakonisht e zbulojnë gjatë shtatzënisë, kur bëj ekon.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit