-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Shteti gjen shumë probleme tek SGS Automotive Albania, hapat që po ndjek Autoriteti i Konkurrencës

Më të lexuarat

Autoriteti i Konkurrencës bëri të ditur dje se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë la në fuqi vendimin që gjobiste dhe i vendoste detyrime kompanisë SGS Automotive Albania.

Njëkohësisht, autoriteti njoftoi se gjoba prej 51 milionë lekësh është ekzekutuar dhe arkëtuar nga buxheti i shtetit.

Në tetor të vitit 2018, Autoriteti i Konkurrencës gjobiti SGS me 5.69% të xhiros së vitit paraardhës, me argumentin se shoqëria ka abuzuar me pozitën e vet monopoliste, duke mos ofruar kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e shërbimit.

Kjo ka sjellë radhë të gjata për drejtuesit e mjeteve, sidomos në periudha të veçanta të vitit.

Sipas arsyetimit të vendimit, koncesionari nuk ka vënë asnjëherë në përdorim qendrat e kontrollit teknik të lëvizshëm, as në periudhat e flukseve maksimale, siç është fundi i vitit kalendarik.

Gjithashtu, kjo kompani, në mënyrë arbitrare, i detyronte klientët të nënshkruanin një deklaratë-tip, ku SGS heq dorë nga çdo përgjegjësi që mund t’i shkaktohet mjetit gjatë kontrollit teknik.

Megjithëse Autoriteti i Konkurrencës kishte kërkuar ndryshimin e përmbajtjes së deklaratës, kompania SGS nuk e mori në konsideratë rekomandimin dhe vazhdoi t’i detyronte klientët ta nënshkruanin atë, pa asnjë ndryshim.

Autoriteti i Konkurrencës e urdhëroi sërish SGS të ndalonte shkeljen e konkurrencës, përmes formave të mësipërme.

Gjithashtu, në vendim i rekomandohet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë që tregu në fjalë të liberalizohet, duke licencuar edhe operatorët të tjerë për ofrimin e shërbimit.

Ndërkohë, për afatin e mbetur të koncesionit, rekomandohet të miratohet një rregullore për funksionimin dhe monitorimin e këtij koncesioni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit