3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në Suharekë mblidhen mbi 11 mijë nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Më të lexuarat

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se janë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime nga qytetarët për peticionin i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka thënë se peticionin e kërkuan qytetarët dhe bashkërisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën e Suharekës.

Peticioni ka përfunduar dhe të hënë së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta të dorëzohet në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë.

“I falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij”, ka thënë Muharremaj.

Haradinaj ka njoftuar se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të shfuqizohet ligji ekzistues për lojërat e fatit.

“Për Mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, Zyra e Kryeministrit ka përgatitur ligjin, i cili do të shfuqizojë ligjin ekzistues dhe do të ndalojë lojërat e fatit”, ka shkruar Haradinaj.

Rezoluta që u miratua të premten në Kuvend ishte iniciuar nga opozita.

Kërkesa për mbylljen e lojërave të fatit ka ardhur pas dy rasteve të vrasjeve brenda objekteve të lojërave të fatit, në Suharekë dhe së fundi në Lipjan.

Rezoluta e opozitës ka kaluar të premten me 74 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim.

Pikat e kësaj rezolute janë:

Qeveria të nis procedurat ligjore për pezullimin e aktivitetit të të gjitha llojet lojërave të fatit, deri në plotësim ndryshimin e ligjit.

Brenda 30 ditëve Qeveria të sjell në Kuvend, ligjin e ri që ndalon aktivitetin e të gjitha llojeve të lojërave të fatit në një periudhë prej 10 viteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit