-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Franca dhe Danimarka reagojnë kundër thirrjes së Netanjahut ndaj hebrenjve

Më të lexuarat

Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, tha se komuniteti hebre gjendet në këtë vend prej shekujsh dhe janë pjesë e shoqërisë daneze.
 
Pas një prej atentateve në Kopenhagë kundër sinagogës kryesore në kryeqytetin danez ku si pasojë humbi jetën një hebre, Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu u kërkoi hebrenjve evropianë të vendosen në Izrael, por kjo deklaratë është ndeshur me reagimin e Francës dhe Danimarkës.
“Izraeli është vatra juaj, Ne jemi përgatitur për të pritur një imigracion në masë nga Evropa. Të gjithëve hebrenjve të Evropës, ju them se Izraeli ju pret me krahë hapur”, u shpreh kryeministri izraelit.
Benjamin Netanjahu theksoi përveç të tjerave se do të miratojë një plan për inkurajimin e imigracionit të hebrenjve të Francës, Belgjikës dhe Ukrainës me një shumë prej 45 milionë dollarësh.
Sulmi në Danimarkë, është dënuar edhe nga Këshilli i Evropës.
Ndërkohë që thirrja e Netanjahut është ripërsëritur edhe pas sulmit të Francë, reagimet e para kanë ardhur nga këto dy vende.
Presidenti i Francës, Francois Hollande, nënvizoi se vendi i hebrenjve është edhe në Evropë edhe në Francë.
“Nuk duam që të ikni” është shprehur edhe Kryeministri i Francës, Manual Valls, duke theksuar se deklaratat e Netanjahut vijnë për shkak të zgjedhjeve që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në këtë vend.
Edhe Kryeministrja e Danimarkës, Helle Thorning-Schmidt, tha se komuniteti hebre gjendet në këtë vend prej shekujsh dhe janë pjesë e shoqërisë daneze.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit