-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bosnja mbështet dënimet ndaj policëve serb për vrasjet në xhaminë e Prijedorit

Më të lexuarat

Tre ish-ushtarë serbë të Bosnjes do të kryejnë një total prej 63 vitesh burg për ekzekutimet e civilëve boshnjakë jashtë një xhamie në fshatin Carakovo pranë Prijedorit në vitin 1992.

Dhoma e apelit e gjykatës shtetërore të Bosnjës, ditën e hënë konfirmoi dënimet e Velemir Djuric dhe Zoran Babic për marrjen e viktimave boshnjake nga shtëpitë e tyre në Carakovo dhe më pas i kanë vrarë ata në vend jashtë xhamisë së fshatit, dhe të Dragomir Soldat për dhënie urdhër për vrasjet në Carakovo më 23 korrik 1992.

Secili nga tre të pandehurit u dënua me 21 vjet burg.

Soldat ishte polic ushtarak me Brigadën e 43-të të Motorizuar të Ushtrisë serbe të Bosnjës, Djuric ishte anëtar i Qendrës së Inteligjencës të Ushtrisë dhe Babic një polic rezervist në Prijedor.

Kur u dha vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në mars të vitit të kaluar, kryetarja e trupit gjykues Mira Smajlovic tha se gjykata mori parasysh natyrën tmerrshme të krimit si rrethanë rënduese.

“Natyra e krimit është se të nëntë personat që u vranë kishin lidhje me njëri-tjetrin, dhe në këtë mënyrë humbja shumëfishohet. Një dajë, një baba dhe bir nga një familje u vranë. Disa trupe u dekompozuan, sepse ata mbetën në diell për një kohë të gjatë dhe kjo shkaktoi shumë vuajtje te nënat, bashkëshortet dhe motrat të cilat i varrosën ata,” tha gjykatësi.

Babicit, i cili ka qenë më parë në burg për 22 vjet për rolin e tij në ekzekutimin e 150 boshnjakëve në Koricanske Stijene në gusht të vitit 1992, iu dha një dënim i kombinuar për të dy krimet, me një total prej 35 vitesh burg.

Gjithashtu të hënën, dhoma e apelit dha dënimin përfundimtar për Milorad Trbic, ish-ndihmës komandant për Sigurimin me Brigadën e Zvornikut të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, me 20 vjet burg se ka ndihmuar në gjenocidin në Srebrenicë në korrik të vitit 1995.

Ai ishte i dënuar më parë në janar të vitit 2011 dhe u dënua me 30 vjet burg për pjesëmarrje në arrestimin, ndalimin dhe ekzekutimin e boshnjakëve nga Srebrenica, si edhe për varrimin dhe fshehjen e trupave të tyre.

Por ai vendim u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjes, sepse në gjyqin e tij ishte përdorur Kodi i gabuar Penal. Pasi ridëgjoi çështjen e tij, Trbicit iu dha dënimi maksimal në dispozicion sipas kodit të vjetër penal të Jugosllavisë, i cili ishte në fuqi në kohën që është kryer krimi në vitin 1995. Kjo bëri që dënimi i tij të ulej nga 30 vjet në 20 vjet burg.

Trbic është vetëm një nga rreth dy duzina rastesh që janë ridëgjuar kohët e fundit, për shkak të përdorimit të kodit penal të gabuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit