Fëmijëve italianë u është thënë që të mos shkojnë në shkollë, nëse nuk mund të vërtetojnë se janë vaksinuar kundër sëmundjeve që u është kërkuar. Përcaktimi i datës së fundit për ta bërë një gjë të tillë vjen pas një debati kombëtar lidhur me vaksinimin e detyrueshëm. Prindërit rrezikojnë që të gjobiten me 500 euro nëse dërgojnë fëmijët në shkollë pa e përmbushur këtë detyrim.
Ligji i ri është miratuar në kohën e rritjes së madhe të rasteve të prekura me sëmundjen e fruthit, por zyrtarët italianë kanë thënë se shkalla e vaksinimit është rritur që kur janë marrë këto masa.
Sipas ligjit kërkohet që ata të vaksinohen kundër sëmundjes që njihet si lija e ujit, virusit polio, fruthit, dhe disa sëmundjeve të tjera. Fëmijët nën moshën gjashtëvjeçare do të përjashtohen nga kopshtet e fëmijëve, nëse nuk kanë respektuar rregullat e reja