Shkon një punëtor tek një farmaci dhe i drejtohet farmacistit: A keni një ilaç për çimento?! Me një të qeshur ironike, farmacisti ia kthen: Po kemi, madje kemi ilac edhe për gura edhe për hekura. Kemi dy lloje, një të shkëlqyer që vjen nga jashtë, dhe një normal, prodhim vendi. Ti ke deshiron?! Punetori tha: Me jep atë të shkëlqyerin që vjen nga jashtë! -Po të them që në fillim që ajo që kërkon është e shtrenjtë, por ti si të duash: vazhdonte talljen e tij farmacisti ndaj punetorit.
Në ato momente punëtori ngriti doren dhe tha: Unë jam punëtor çimentoje… duart e mia janë çarë dhe acaruar prej saj, dhe nuk mundem të përkëdhel fytyrën e vajzës sime të vogël pasi kam frikë se e lëndoj atë, prandaj nëse e ke me të vërtetë atë lloj ilaçi ma jep dhe unë do të mundohem ta paguaj çmimin e saj sado që të jetë! Në ato momente farmacistit i ngriu buzëqeshja në fytyrë dhe fjalët i ngecën ne grykë… ju kujtuan femijët e tij që kishte aq kohë që nuk i ledhatonte e nuk i përkëdhelte, e aty kuptoi që varferia nuk është ajo çka njerëzit posedojnë ne xhepa, por ajo çka posedojnë në zemra!!!