-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vrasja në Chapel Hill: “A do ta mbulonin mediat tragjedinë sikur Twitter të mos ekzistonte dhe çfarë do të ndodhte sikur vrasësi të ishte mysliman?

Më të lexuarat

Vrasja e tre myslimanëve të rinj amerikanë në Chapel Hill ka tronditur të gjithë botën, sidomos në mesin e komunitetin mysliman.

Vrasja e Deah Barakat, Yusor dhe Razan Mohammad Abu-Salha nga Craig Hicks ka rihapur plagë të shumta për myslimanët amerikanë të cilët tashmë ndihen në shënjestër të sulmeve. Ata janë të shqetësuar sepse askush me të vërtetë nuk është i interesuar për këtë histori deri sa u bë një nga  trended në Twitter, dhe po ashtu për shkak të reagimit të ngadaltë nga mediat perëndimore dhe heshtja nga politikanët. Por mbi të gjitha, ata janë të mërzitur, sepse ata mendojnë se jetët e myslimanëve nuk kanë rëndësi në Perëndim.

Nëse jeni në dyshim në lidhje me këtë, dhe sikur se reagimi i medias për të shtënat të plotësisht  ishte krejtësisht legjitim, atëherë më lejoni të argumentoj atë përmes disa skenarëve hipotetike, të cilët tregojnë se si janë të rrezikuar ata.

1. Çka sikur të mos ekzistonte Twitteri?

Pyetja nuk është “nëse” mediat kryesore ishin duke e mbuluar ngjarjen, sikur që ata e bënë. Pyetja është: A do të ishin kujdesur ata për ta mbuluar ngjarjen sikur Twitteri nuk dua zbulonte turpin e për heshtjen e tyre?

Unë punoj në media dhe më besoni ende nuk e kisha dëgjuar ngjarjen derisa u kyça në Twitter për të mësuar se çka është trendi global #ChapelHillShooting. Aty kishte tweet pas tweeti  për atë që mediat e injoronin, se aty mund të kishte krim për shkak të urrejtjes.

Tre myslimanit u qëlluan në kokë nga një njeri  pasi që një kohë të gjatë ai vazhdonte të postonte sulme të vazhdueshme ndaj religjioneve tjera, duke shkruar kundër myslimanëve dhe sentimente anti islame në rrjetet sociale. Por ende për orë të gjata, lajmet për këtë tragjedi i jepnin vetëm 2 a 3 media në gjithë mainstreamin e mediave.

Pra sikur të mos ekzistonte Twitteri? Çfarë do të ndodhte?

Jo shumë.

Mediat lokale do të kishin raportuar ashtu siç e bëjnë ata. Ngjarja do të kishte “mbase” dhe shumë “ndoshta” dhe si e tillë do të bëhej pjesë e buletineve nacionale të lajmeve.

Por ngjarja do të “shukatej” shumë shpejt së bashku me emrat e viktimave dhe ngjarja nuk do jehonte jashtë Chapel Hill -it. Dhe ajo narrativja e famshme se “vetëm Muslimanët vrasin njerëz të pafajshëm mbi motive fetare”, e do të vazhdonin të marshonin, komplet jashtë kontekstit të së vërtetës.

2. Çka nëse se vrasësi do të ishte mysliman?

A do të kishte një përgjigje nga mediat perëndimore dhe politikanët se a do të ishin të njëjtë sikur një Mysliman i cili fatalisht do të qëllonte tre jomysliman duke i ekzekutuar në stilin e tyre në shtëpi? Një mysliman i cili ka postuar pikëpamje ekstreme mbi ateistët dhe fetë tjerë në rrjetet sociale, si fotografi të armëve të mbushura?

Absolutisht jo

Ju e dini dhe unë e di. Çdo njëri e di. Do ta kishim në CNN dhe një panel i plotë i analistëve duke analizuar çdo aspekt të stories me Wolf Blitzer më shpejt se ti mund të thuash “shënjetestër”

Vrasësin mysliman do të kishte kërkesa për dënim, kërkesë për diskutim mbi Islamin, kërkesë për reformim të myslimanëve, për asimilim dhe të marrin përgjegjësi kolektive. Ndoshta edhe do të grumbulloheshin disa politikanë për të dënuar rastin.

Ne do shihnim, sikur që u pa në sulmet në Charlie Hebdo, se si u gozhduan sulmet ndaj xhamive dhe myslimanëve. Sondazhet do të tregonin një shkallë të lartë të popullatës dyshues, që nuk u besojnë dhe me shikim negative ndaj Myslimanëve.

Qëlluesi një jo mysliman? Ngjarje tjetër.

Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të kemi debate dhe biseda mbi vrasësin e Chapel Hill -it.  Myslimanët si duket vlejnë vetëm kur janë akterët e krimit, e jo viktima të saj.

Janë më shumë 1.5 miliard Mysliman në botë, dhe sikur ateistët e bardhë që nuk duhet detyruar të kërkojnë falje tash për një maniak, as ne nuk duhet bërë. Por nuk është as kjo  e mjaftueshme në vetvete. Ne po ashtu duhet ndryshuar mënyrën se si flasim mbi myslimanët, ngase jetët e tyre vlejnë po aq sa vlejnë jetët e tjerëve dhe nuk duhet harruar këtë.

Mashaal Mir

(Shkrim i marrë nga http://www.independent.co.uk)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit