Më shumë se 100 banka dhe institucione financiare në mbarë botën janë sulmuar në një vjedhje të paprecedentë kibernetike, thuhet në një raport.
Firma e sigurisë kompjuterike, Kaspersky Lab përllogarit se mbi 1 miliard dollarë janë vjedhur në këto sulme, që kanë nisur në vitin 2013 dhe janë akoma aktive sot.
Grupi kriminal përgjegjës për këto sulme ka anëtarë nga Rusia, Ukraina dhe Kina.
Kaspersky thotë se po heton me Interpolin dhe Europolin për këtë ngjarje.
Sipas BBC, sulmet kanë ndodhur në 30 vende, përfshi këtu Rusinë, SHBA, Gjermaninë, Kinën, Ukrainën dhe Kanadanë.
Kaspersky thotë se kjo është një fazë e re e krimeve kibernetike, ku paratë vidhen direkt nga banka, duke shmangur kështu klientët.
Banda quhet Carbanak dhe përdor viruset kompjuterike për të infektuar rrjetet e kompanive, përfshi këtu viruse që mund të regjistrohnë dhe shohin gjithçka ndodh në ekranet e kompjuterave të stafit të bankës.
Në çdo goditje, ata kanë vjedhur mbi 10 milionë dollarë.Në Tiranë një grup organizatash të shoqërisë civile zhvilluan sot një tubim protestë në mbrojtje të mjedisit. Ata u mblodhën me parrulla pro mjedisit pranë disa pallateve të reja që nisën të ndërtohen poshtë digës së liqenit artificial.
Një grup veprimtarësh për mbrojtjen e mjedisit protestuan sot për shkatërrimin e një parku disa hektarë poshtë digës së liqenit artificial për të ndërtuar një grup kullash të larta banimi.
Ata thanë se leja për këtë ndërtim shkel ligjet për digat, ligjet për mjedisin etj dhe i pakëson Tiranës më tej një hapësirë publike të konsiderueshme në dobi të shëndetit të qytearëve.
Ekspertët pohojnë se ndërtimet poshtë digave janë të ndaluara me ligj. Pallatet me 3 kate nën tokë do ta shpejtojnë rrëzimin e digës dhe ujërat e digës do të përmbytin pallatet.
Sipas tyre, ndërtuesit po ecin me politikën e faktit të kryer për ta shkatërruar sa më shpejt ekosistemin në favor të pallateve, dhe për t’i bërë të pakorrigjueshme ndërhyrjet në natyrën e kësaj zone të mbrojtur të kryeqytetit.
Tirana është një nga 10 qytetet me dendësinë më të madhe të Europë. 15 mijë banorë për një kilometër katror dhe firmat vazhdojnë të ndërtojnë pallate në çdo pëllëmbë tokë që gjejnë të lirë, por kjo do ta bëjë shumë shpejt Tiranën një qytet të pabanueshëm.
Ndotja e ajrit dhe ujërave të Tiranës është po ashtu disa herë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndotja dhe pakësimi zonave të gjelbra, pohojnë studiuesit, po ulin me shpejtësi cilësinë e jetës në kryeqytetin shqiptar.