4 persona të plagosur nga aksidenti i rëndë ndërruan jetë në spital, ku ndodheshin nën kudesin mjekësor. Në këtë mënyrë numëri i personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik shkon në 20.
Shkon në 20 persona numëri i peronave që humbën jetën nga përplasja e autobusit me një tren mallrash në Nuevo Leon, në pjesën veriore të Meksikës, raporton Anadolu Agency (AA).
4 persona të plagosur nga aksidenti i rëndë ndërruan jetë në spital, ku ndodheshin nën kudesin mjekësor. Në këtë mënyrë numëri i personave që humbën jetën nga aksidenti tragjik shkon në 20.
Ndërkohë theksohet se trajtimi mjekësor i 26 personave të plagosur vazhdon.
Përplasja ndodhi kur autobusi ishte duke kaluar hekurudhën afër qytetit meksikan Anahuac. Në këtë aksident u plagosën 30 persona. Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe ekziston rreziku që numri i të vdekurve të rritet. Në autobus kishte rreth 60 pasagjerë.
Mendohet se shkaku i aksidentit mund të jetë shpejtësia e lartë e autobusit./AA/