8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kur gruaja sfidon burrin e saj

Më të lexuarat

Ka flijuar për shkak të burrit të saj, mirëpo kjo vetëmse e ka larguar prej tij. Ka qenë e butë për te, mirëpo kjo vetëmse ka shkaktuar injorim të saj. Ka duruar, mirëpo kjo vetëm ka shkaktuar shtim të zullumit dhe tiranisë…

Edhe përskej këtyre vuajtjeve, të cilat e shkriejnë shkambin, shpirti mbeti i qetë, zemra e rehatshme, e cila shkaktonte shndërrimin e fytyrës së saj me dritën e shpresës, zemra i mbushej me besim që është sekreti i qendresës, çelësi i rrugëdaljes, baza e lumturisë, themeli i qetësisë dhe kënaqësisë.

Kjo armë e cila ka sfiduar tiraninë e burrit të saj dhe ahmakllëkun e tij, i cili duke iu kërcënuar, sikurse të posedon tokën dhe çka ka mbi te, i ka thënë: do të shkaktojë vuajtje në jetë!!

Iu përgjigj me qetësi dhe epërsi: nuk ke mundësi të më bësh fatzi, ashtu sikurse nuk ke mundësi të më bësh të lumtur!!

Tha i hidhëruar: pse skam mundësi ta bëjë këtë?

Iu përgjegj: sepse po të ishte lumturia në rrogën time, do të kishe mundësi të ma ndërpreje, ose në stolitë dhe veshmbathjet, do t’i mi merje, ose në ndonjë ceremoni ose dëfrim, e do të më ndalje prej tyre, mirëpo është në diçka të cilën nuk e posedon as ti e as njerëzit në përgjithësi…

Burri i habitur tha: çka është ajo?!

Me bindje të paluhtashme dhe besim të thellë tha: lumturinë time e gjej në besimin tim, besimin e kam në zemër, kurse zemrën time se posedon askush tjetër përveç Zotit tim!!

I tillë është besimi, rehati të ndërgjegjes, qetësi të shpirtit dhe zemërgjërësi. Njeriu me te sheh rrugën e udhëtimit të tij dhe i përforcon në të vërtetë këmbët e veta…

Nuk e dridhin sprovat sa do që janë të mëdha, nuk e mashtrojnë epshet, sa do që janë të zbukuruara:

Është për tu habitur çeshtja e besimtarit; e gjith çeshtja e tij është mirësi. Nëse e godet ndonjë e mirë, ai falënderon, e kjo është mirë për te, e nëse e godet ndonjë e keqe, duron, e kjo është mirë për te. Kjo nuk është për askend tjetër përveç se për besimtarin”.

Kush i shikon ndryshimet e kohës me këtë sy, pa dyshim se jeton i lumtur, i qetë, pa marë parasysh sa i ngushtohet dynjaja, e sulmojnë sëmundjet ose vështirësitë!! Madje mund që të përjeton lezet gjatë lutjeve që ia bën All-llahut gjatë këtyre telasheve, të cilat nuk mund ti përjeton as në rastet dhe ditët e rehatisë. Besimtarët kanë shprehur këtë ndjenjë dhe lumturi duke thënë: Jam në një lumturi, saqë po ta dinin mbretërit ose bijtë e tyre kënaqësinë në të cilën gjindemi, do të mundoheshin të na e marin me shpata…!!

Shiko, sasinë e besimit në zemrën tënde?

Dhe çfarë ndikimi ka në jetën tënde?

Është melhem i jetës dhe dritë, e cila e qetëson njeriun e frikësuar, e qetëson të trishtuarin, e gëzon të mërziturin, e ngop të eturin, e siguron të brengosurin, e forcon të dobtin, e udhëzon të lajthiturin, mere këtë të jesh e lumtur në dynja dhe ahiret.

Mazin El-Furejxh

Përktheu: Bekir Halimi 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit