-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Drejtori i burgut “fantom”

Më të lexuarat

Buxhetit të Republikës Kosovës do t’i “avullohen” mbi gjashtëmbëdhjetë mijë euro, për t’ia dhënë pagën për një mandat drejtorit të porsazgjedhur të Burgut të Sigurisë së Lartë, Naim Maloku, pavarësisht se ky institucion nuk do të funksionalizohet së paku edhe dy vjet. Kjo e “mirë” taksapaguesve kosovarë iu vjen nga Ministria e Drejtësisë, që drejtohet nga ministri Hajredin Kuçi, zyrtarët e së cilës kanë vendosur që t’ia sigurojnë një vend pune ish-deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Maloku, që është i njohur si ish-përkrahës i koalicionit qeverisës mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë tre vjetëve të ardhshme do të marrë pagë bazë prej katërqind e gjashtëdhjetë e pesë eurosh, pa i llogaritur mëditjet tjera, shkruan Zëri.

Por, të qenit drejtor i një burgu “fantom”, për Malokun nuk është vepër e kundërligjshme, meqenëse, sipas tij, drejtori duhet të jetë që nga dita e parë kur nis ndërtimi i burgut dhe në këtë formë ta përcjellë ndërtimin dhe kompletimin e tij.

“Ky burg është projektuar dhe ndërtohet me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare. Ka qenë kërkesë e investitorëve që në këtë proces të jenë i zgjedhur dhe i kyçur edhe drejtori, nuk është se vetëm i ka rënë dikujt ndërmend që të hapet një vend pune”, ka thënë ai nëpërmjet telefonit.

Maloku ka bërë të ditur se derisa të ndërtohet burgu dhe të bëhet zyra e tij, ai do të qëndrojë në godinën e Ministrisë së Drejtësisë ku, siç ka thënë ai, e ka një zyrë, një tavolinë dhe një kompjuter për punë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit