-1.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 4 persona përfundojnë në spital

Më të lexuarat

Dy familje shqiptare janë bërë protagoniste të një ngjarjeje të shëmtuar në qytetin Italian të Brescias.

Sipas asaj që raporton “Brescia Today”, si pasojë e sherrit mes familjarëve ka patur katër të plagosur, të cilët janë dërguar në spital.

Media përtej Adriatikut shkruan se, në fillim fqinjët kanë dëgjuar ofendime dhe të bërtitura, ndërsa më vonë konflikti mes dy familjeve shqiptare ka degjeneruar në nxjerrjen e thikave dhe plagosjen e njëri-tjetrit.

Mësohet të kenë qenë gjashtë persona që janë përfshirë në konflikt, ndërsa nuk ka ende një motiv për ngjarjen.

Policia italiane po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit