4.4 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Rama ‘imiton’ Berluskonin, Haradinaj: Ma qenef mashkull s’kam pa …

Më të lexuarat

Edi Rama ishte sot në Prishtinë, në kuadër të festimeve për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Por vizita e tij gjatë tërë ditës është shoqëruar me skandale.

Fakti se Rama dhe Hashim Thaçi po punojnë për ndarjen e Kosovës ka bërë që të kishte edhe incidente.

Fillimisht, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk i ka dhënë fare dorën Ramës. Haradinaj e ka akuzuar shpesh Ramën se po fut hundët në punët e Kosovës.

Më pas ishte radha e Edi Ramës të bëjë një tjetër skandal. Gjatë gjithë ceremonisë ka folur në telefon duke injoruar të gjithë të pranishmit. Një gjest aspak normal dhe skandaloz nga Edi Rama.

Por kjo sjellje dhe të tjerat, kanë bërë që Ramush Haradinaj të shpërthente pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës.

Në kohën kur ka përfunduar seanca solemne, Haradinaj nuk ka dalë nga zona ‘VIP’, por nga hyrja tjetër e Kuvendit.

Dhe këtu ka lëshuar ofendime të rënda, me shumë mundësi ndaj Edi Ramës.

‘Ma qenef mashkull n’jetë…’, ishte shprehja e Haradinajt ndërsa po dilte nga salla e Kuvendit të Kosovës.

https://www.facebook.com/GazetaZeri/videos/1373203242817567/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit