-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Pushtetarë dhe qeveritarë të vendit tim

Më të lexuarat

Lutje dhe porosi nga pozita e një qytetari!

Xhabir Hamiti

I. – Zvogëloni mëditjet dhe luksin e tepruar, sepse jemi duke jetuar në mesin e një shoqërie të dërmuar ekonomikisht. Në këtë drejtim filloni menjëherë të bëni hapa konkret e të shpejtë, në mënyrë që popullata të ndiej dhe të prek nga afër faktin se jeni duke bashkëjetuar me hallet dhe dertet e tyre.

II- Siguroni ambientin e vendit për investime të brendshme dhe të jashtme. Luftoni korrupsionin i cili ka zëne rrënjë në mesin tonë si një sëmundje e shndërruar tashmë kronike, nga e cila po vuan dhe po pëson sot pjesa dërmuese e shoqërisë tonë.

III- Tuboni dhe përkrahni të gjithë ekspertet më të mirë të ekonomisë që ka vendi, e po që se nuk gjeni në mesin tonë, atëherë ftoni nga jashtë dhe bashkërisht përpiloni një strategji të daljes nga kjo krize e thellë e papunësisë dhe gjendjes së pashpresë për shumë qytetarë tanë.

IV- Rritni kriteret e edukimit dhe arsimit dhe thoni mjaftë më prodhimit dhe përkrahjes së zhvatësve të arsimit, të cilët në emër të diplomave të tyre të pamerituara po i nxënë pozitat në institucione të larta të shtetit, dhe në këtë formë po e marrin në qafë dhe po e ngulfatin të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

V- Forconi sistemin e drejtësisë dhe të gjygjësisë, sepse pa një funksionim aktiv të tyre, as për vendin dhe as për qytetarët tanë nuk mund të ketë të ardhme të qëndrueshme.

VI- Kushtoni rëndësi avancimit dhe standardizimit të sistemit shëndetësor i cili ka kaq vite që është nëpërkëmbur, në mënyrë që qytetarët tanë të sëmur një ditë, të kenë trajtim dhe kurim të dinjitetshëm e meritor e njerëzor.

VII- Konsideroni pozitat tuaja përgjegjëse në shtet si amanet që duhet kryer me sa më shumë zell e përpikëri, dhe jo vetëm si privilegj dhe maje të larta nga të cilat gjithë të tjerët i shihni të vegjël dhe të parëndësishëm.

VIII- Krijoni ambient të tregut të lirë dhe luftoni monopolin tregtar që po e shkaktojnë njerëzit egoist dhe të pandërgjegjshëm në mesin tonë, të cilët duket se nuk po dinë të ngopen kurrë duke gllabëruar kafshata të mëdha mbi kurrizin e të tjerëve.

IX- Luftoni dukuritë negative të brejtësve në shoqëri, sepse ata gjithnjë janë më pak së sa të mirët. Vetëm heshtja dhe mosveprimi në kohë i të mirëve, brejtësit dhe të ligët i bënë aktiv, që po u lanë vazhdimisht të lirë fundosin veten dhe bashkë me ta i marrin edhe të mirët.

X – Mendoni dhe punoni për të tjerët ashtu siç mendoni për veten dhe familjen tuaj, sepse pa mirëqenie kolektive nuk ka as mirëqenie individuale.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit