Të paktën 6 web faqe përfshirë këtu edhe faqen e ministrisë së drejtësisë dhe FBI të SHBA-së janë sulmuar nga grupi i hakerëve ‘Anonymous’.
Përfaqësuesja e drejtësisë amerikane ka njoftuar se gjatë orëve të fundit janë regjistruar aktivitete të mëdha në faqen e ministrisë së drejtësisë gjë që ka shkaktuar degradimin e saj.
Sulmi i fundit i hakerëve nga grupi ‘Anonymous’ ndodhi pak ditë pas reagimit të sajteve më të mëdha botërore kundër legjislacionit të propozuar në SHBA për të luftuar piraterinë.