-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Weltwoche”: Është sekret publik që UÇK-ja e Thaçit ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së

Më të lexuarat

Revista zvicerane „Weltwoche“ në numrin e saj më të ri një temë ia kushton edhe zhvillimeve në Kosovë me një vështrim të veçantë për Qeverinë e re të krijuar nga koalicioni PDK – LDK, transmeton koha.net

“Perëndimi, e para së gjithash Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qenë indiferente ndaj vullnetit të zgjedhësve kosovarë (për ndryshime politike). Ata bën presion që Lidhja Demokratike e Kosovës të formojë qeverinë me Thaçin. Këtë aleancë mes zjarrit dhe ujit kosovarët e quajnë me cinizëm ‘Guns and Roses’. Është sekret publik që UÇK-ja e Thaçit dikur ka dhënë urdhra për vrasjen e politikanëve të LDK-së”, shkruan revista.

 

“Fakt është se Thaçi – i cili në vitet 90-të si azilant me banim në Dietikon ka punuar si argat në hekurudha – prej se ka ardhur në pushtet është pasuruar. Ai preferon të vishet me kostume të qepura vetëm për të. Thuhet se çdo veshje e tij është e qëndisur me monogram (iniciale të tij). Ekspertët e huaj të ekonomisë e akuzojnë se gjatë mandatit të tij si kryeministër i ka bërë rrush e kumbulla ish-ndërmarrjet shtetërore duke ua shitur nën vlerë njerëzve të besueshëm dhe miqve”, vazhdon Wlewoche.

 

Revicat zvicerane shton: “Dy ish-diplomatë të BE-së kanë zbuluar se punëtorët e EULEX-it nuk e kanë kryer punën e tyre për të hetuar dhe dënuar lidhjet mafioze në politikë. Prej 1187 rasteve, të cilat EULEX-i i kishte marrë nga autoritetet e OKB-së, vetëm katër përfunduan me dënime. Kundër peshqve të mëdhenj as që ndërmor diçka. Si mund të shpjegohet ky ngurrim i prokurorëve europianë? Në lidhje me këtë ekzistojnë dy teori, njëra e keqe dhe tjetra edhe më e keqe: ose ata ulnin kokën nga frika që kishin nga njerëzit me pushtet. Ose janë shitur”.

 

“Nuk është se shumica e kosovarëve janë të befasuar nga marifetet e Perëndimit. Ata edhe vetë kanë pasur rastin të shohin se si mbrojtësit e vlerave perëndimore edhe vetë marshuan thellë në moçalin korruptiv ballkanik”, përfundon Weltwoche.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit