Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, procesi i legalizimit të armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti.
Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se deri tani ka kërkesa afro 300 dhe në shikim të parë duket se është numër i vogël por që pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.
”Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka, në rtv21.
Sipas zv/ministrit Zeka me gjasë janë mbi 200 mijë armë të pa-legalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektive.