4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Austri, reagime për heqjen e fjalës “Islam” në dëftesa

Më të lexuarat

Heqja e fjalës “Islam” në dëftesat ku tregon lëndën zgjedhore fetare dhe përkatësinë fetare të nxënësve nga ana e zyrës së çështjeve fetare të Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë së Austrisë, në vend të së cilës është shkruar IGGÖ, e cila është shkurtesa e Bashkësisë Islame të Austrisë që përfaqëson muslimanët në vend, ka shkaktuar reagime të shumta.

Muslimanët, akademikët dhe organizatat joqeveritare në vend këtë hap që mundëson heqjen e fjalës Islam nga një dokument zyrtar e komentuan si një diskriminim të madh ndaj muslimanëve.

Ekspertët vlerësojnë se është jashtë logjikës që qeveria e së djathtës ekstreme të përdor shkurtesën IGGÖ, në vendin ku jetojnë mbi 700 mijë muslimanë. Ata tërheqin vëmendjen se feja në të cilën 1,5 miliard muslimanë bëjnë pjesë quhet Islam, ndërsa IGGÖ është një institucion që i përfaqëson muslimanët në Austri.

Mosinformimi i duhur i opinionit publik dhe muslimanëve para zbatimit të ndryshimit në fjalë nga ana e qeverisë, vlerësohet të jetë si një qëndrim keqdashës.

Ky qëndrim i qeverisë që nuk ka bërë ndonjë ndryshim ndaj religjioneve tjera përveç muslimanëve ose komuniteteve fetare në vend, komentohet se është një hap për të realizuar “Islamin evropian ose austriak” përveç dobësimit të komunitetit islam në vend.

– “Do të përdorim të gjitha mjetet ligjore”

Kryetari i IGGÖ, Ümit Vural, në deklaratën për Anadolu Agency, tregoi se ministria e arsimit pa zhvilluar ndonjë konsultim dhe dialog, në kundërshtim me konventat, duke i dërguar letër drejtorëve të shkollave, ka hequr fjalën Islam në dëftesat ku tregon lëndën zgjedhore fetare dhe përkatësinë fetare të nxënësve.

“Mundohen që të fshijnë shprehjen e fesë islame me një intervenim burokratik, nga dëftesat, të cilat janë dokument zyrtar. IGGÖ do të përdorë të gjitha mjetet ligjore kundër kësaj”, tha Vural.

Ai tregon se ministria ka hedhur këtë hap që të parandalojë fëmijët alevitë të marrin gabimisht lëndën zgjedhore Islam në vend të asaj të alevizmit, ndërsa shton se të dy fjalët shkruajnë në mënyrë të hapur dhe se nuk ka mundësi për ndonjë gabim në këtë drejtim.

“Ky hap dalë ngadalë do të hap rrugën për fshirjen e fjalës Islam nga dokumentet zyrtare. Shkurtesa IGGÖ e qeverisë do të përdoret si identitet në vend të fjalës Islam e cila përcakton muslimanët. Nuk është e mundur që ta pranojmë këtë”, shtoi ai duke tërhequr vëmendjen se kjo situatë mund të shkaktojë probleme të rëndësishme në të ardhmen.

– “Dëshirojnë që të dobësohet IGGÖ”

Dr. Farid Hafez, shkencëtari politik i cili vazhdon punimet e tij si studiues i lartë në Universitetin Georgetown, tha se këtë hap të qeverisë austriake e sheh si një hap për dobësimin e Komunitetit Islam i cili përfaqëson muslimanët e vendit në periudhë afatgjate.

“Qeveria me këtë hap synon të dobësoj si institucion Komunitetin Austriak Islam. Me këtë ndryshim në vend të këtij institucioni dëshiron që të bëjë efektiv aktorë të ndryshëm”, theksoi ai.

– “Duan të krijojnë një Islam sipas dëshirave të tyre”

“Derisa kjo qeveri është në pushtet, duan të krijojnë një Islam sipas dëshirave të tyre”, tha Hafez duke komentuar rreth vendimit të qeverisë.

Hafez, gjithashtu duke kritikuar muslimanët në Austri, tha se muslimanët nuk mund të japin reagimin e duhur në shumë çështje që ndikon negativisht ndaj tyre.

Edhe Ibrahim Roma Ali, zëdhënësi i Komunitetit të Egjiptianëve të Vjenës, duke theksuar se është zbatuar një praktikë tjetër negative ndaj muslimanëve nga qeveria e së djathtës ekstreme, theksoi se muslimanët në këtë vend duhet të kërkojnë të drejtat e tyre me mënyra ligjore duke vepruar së bashku.

“Së pari ndaluan shamitë nga kopshtet, tashmë punojnë që kjo të zbatohet edhe në shkollë fillore. Çdo hap negative ndiqet nga një tjetër. Nëse heshtim kundër kësaj situate, në të ardhmen fjala Islam e cila është feja e muslimanëve do të tërhiqet plotësisht nga jeta jonë”, teksoi Ali.

Organizata joqeveritare të ndryshme në vend, me anë të peticioneve të dërguara tek autoritetet, kërkojnë që ky ndryshim të tërhiqet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit