3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Shfaqet filmi që denoncon abuzimet në Kishë

Më të lexuarat

Një nga regjisorët më të famshëm francezë prezantoi një dramë të re të bazuar në viktimat në jetën reale të abuzimeve seksuale në Kishën Katolike, ndërsa një prift i akuzuar u përpoq ta ndalte shfaqjen e filmit këtë muaj. Francois Ozon ka punuar prej vitesh fshehtazi për “By the Grace of God”, (Me vullnetin e Zotit) që u duartrokit jo pak në prezantimin në Festivalin e Filmit në Berlin, para premierës gala.

Ky është një nga dramatizimet e profilit më të lartë të mbulimit sistematik të molestimeve seksuale nga ana e klerikëve, që nga koha e “Spotlight” që mori edhe një çmim Oscar, që u shfaq në 2015.

Por, para premierës, një nga priftërinjtë e akuzuar për molestimin e më shumë se 80 djemve, Bernard Preynat, u paraqit në gjykatë për të kërkuar që filmi të mos shfaqej në Francë deri pas përfundimit të procesit gjyqësor, që duhet të fillojë këtë vit.

Premiera e filmit vjen ndërsa kardinali Filip Barbarin, arqipeshkv i Lionit, dhe pesë të tjerë presin verdiktin nën akuzat për mbulim të abuzimit. Ozon, i njohur për filma të tjerë si Pishina dhe 8 femra, tha për AFP se ai shpresonte që seria e abuzimeve të merrte fund, por filmi duhet të shfaqet për publikun.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit