-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Bombat” e Zaevit dhe ngacmimet e partive politike shqiptare

Më të lexuarat

Partitë politike shqiptare reaguan lidhur me publikimin e skandalit të përgjimeve nga ana e partisë maqedonase në opozitë, LSDM, mirëpo reagimet e tyre nuk ishin konkrete. Analistët vlerësojnë se si heshtja ashtu edhe reagimi jo konkret nuk i ngjan punës së partive politike pasi që ato duhet të kërkojnë shpjegime lidhur me këto çështje, por duke pasur parasysh se ndoshta janë edhe vetë të involvuara, ato reagojnë në këtë mënyre.

 

 

Analisti Naser Zyberi, për Portalb thotë se partitë politike shqiptare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk janë faktor relevant prandaj reagojnë në mënyrë jo konkrete.

 

“Heshtja dhe reagimi jo konkret i partive politike shqiptare lidhur me skandalin e përgjimeve ka dy sqarime, i pari sqarim është ai se partitë politike shqiptare si në pushtet ashtu edhe në opozitë nuk janë faktor relevant prandaj reagojnë në mënyrë jo konkrete dhe sqarimi i dytë është që ndoshta edhe ato mund të jenë të involvuara dhe nuk duan të imponohen. Si duket presin që njëherë të sqarojnë hesapet partitë politike maqedonase, VMRO dhe LSDM, dhe pastaj edhe ata të dalin me reagimet e tyre konkrete dhe të duhura”, tha për Portalb, Zyberi.

 

Ai gjithashtu shtoi se duhet të kërkohet përgjegjësi pasi që sepse janë përdorur metoda të ashpra të ushtrimit të pushtetit, duke cenuar kështu rëndë demokracinë.

 

“Asnjë parti politike nuk guxon të heshtë dhe reagimi duhet të merret si një gjë shumë serioze i cili duhet të përgatitet me kujdes, sepse janë përdorur metoda të ashpra të ushtrimit të pushtetit, duke cenuar kështu rëndë demokracinë dhe duke shkelur të drejtat elementare të njeriut”, shtoi Zyberi.

 

Analisti Ibrahim Mehmeti për Portalb, shprehet se partitë shqiptare lidhin fatin e tyre me paritë maqedonase për shkak të koalicionit të nevojshëm qeveritar dhe prandaj tregohen pasive.

 

“Partitë më të mëdha shqiptare jnë të matur për atë që e thonë në reagimet e tyre sepse ende nuk e dinë se çfarë do të del nga publikimet e përgjimeve. Si duket janë në pritje se në cilën kahje do të shkon ngjarja dhe më pas të reagojnë si duhet. Deri më tani është vërtetuar disa herë që partitë nuk kanë qëndrime të qarta dhe prandaj bëjnë reagime të buta, që të mos rrezikohet ndonjë hap i caktuar. Partitë shqiptare lidhin fatin e tyre me paritë maqedonase për shkak të koalicionit të nevojshëm qeveritar dhe prandaj tregohen pasive. Ndoshta edhe janë të involvuara në aferat e përgjimeve prandaj bëjnë reagime vetëm sa për të thënë që kanë reaguar”, tha për Portalb, Mehmeti.

 

Partitë tona sillen si ndërkombëtarë kur ndodhin ngjarje që tronditin shtetin, shprehet analisti Xhelal Neziri për Portalb.

 

“Bëhet fjalë për mungesë pragmatizmi politik. Partitë tona sillen si ndërkombëtarë kur ndodhin ngjarje që tronditin shtetin, duke mos mbajtur llogari për interesat e votuesve të tyre. Nëse viktima të përgjimeve kanë qenë 10 për qind të popullatës, nëse këto përgjime janë kryekëput ilegale, nëse bëhet fjalë për keqpërdorim të pushtetit dhe detyrës, atëherë është absurd të qëndrosh mënjanë e të thuash kinse ky na qenka një konflikt midis Zaevit dhe Gruevskit. Përshtypja ime është se BDI dhe PDSH janë të frikësuar nga dosja e Zaevit, por njëkohësisht të trishtuar edhe nga Gruevski”, tha për Portalb, Neziri. /Portalb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit