-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

TURP: Ambasadori Kosovës në Tiranë s’lexon dot shqip. Plas humori gjatë 7 vjetorit Pavarësisë me gjysëm serbin Lladroviç

Më të lexuarat

Ambasada e Kosovës në Shqipëri organizoi pasditen e sotme në Tiranë një pritje me rastin e 7-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ku merrnin pjesë përfaqësues të lartë të politikës shqiptare e kosovare, si dhe diplomatë të huaj të akredituar në Tiranë. në ceremoni morën pjesë Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ish-Presidentet Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe të ftuar nderi si ambasadori i SHBA-së, Donald Lu etj.

Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladroviçi ka bërë një figurë skandaloze duke mos arritur të lexoj dot shqip, në fjalë e tij ai ka turpëruar Kosovën.

 

Ambasadori nuk foli për dështimet e takimeve Tiranë – Prishtinë dhe gjatë takimeve e ndërpreu disa herue fjalimin dhe nuk kuptonte mirë shqip.  Ambasadori gjysëm serb i Kosovës në Tiranë Ladroviç ka ngjallur humor në sallë dhe tek zyrtarët shqiptar. Gjysëm faqe letër nuk e ka përfunduar dhe e ka ndërprerë 10 herë përshëndetjen

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur fjalën e rastit, duke u shprehur se 17 shkurti është ditë e madhe, pasi shënoi lindjen e shtetit të Kosovës, shtetit tonë të lirë, të pavarur dhe sovran.

“Më lejoni që në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës t’i shprehim mirënjohje të veçantë Shqipërisë dhe qytetarëve të saj. Shqipëria ka qenë një strehe e sigurt një përkrahëse e pakursyer, një burim frymëzimi për lëvizjen tonë çlirimtare dhe pavarësinë e Kosovës. 17 shkurti është edhe ditë reflektimi, pasi Kosova ka bërë hapa të sigurt dhe të rëndësishme në këto shtatë vite, por ende ka sfida të mëdha”- deklaroi Veseli./opozita.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit