14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Reagon Shoqata e gjinekologëve: Doktor Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë

Më të lexuarat

Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës (SHOGjK) ka mbajtur sot një mbledhje urgjente, ndërsa theksuan se anëtari i ShOGjK, Fehmi Ahmeti është shenjëstruar pa të drejtë dhe kërkuan nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale.

Lidhur me rastin e abuzimit të një vajze nga Drenasi dhe abortit që kishte kryer, Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës thekson se ka për qëllim përfaqësimin dhe mbrojtjen e anëtarëve të saj vetëm nëse ata nuk bien ndesh me ligjin.

Sipas kësaj shoqate doktori Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë dhe kërkuan nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin.

Lexoni të plotë reagimin e ShOGjK:

Ju informojmë se bazuar në Ligjin për Ndërprerjen e Shtatzënisë Nr. 03/L-110 të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës:

Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtë të vendosë lirshëm për ndërprerjen e shtatzënisë sipas kritereve të këtij ligji (Neni 4 dhe Neni 5).

Ndërprerja e shtatzënisë mund të bëhet deri në fund të javës së dhjetë (10) të shtatzënisë duke llogaritur nga dita e parë e ciklit menstrual (Neni 6).

Ndërprerja e shtatzënisë bëhet në institucionet shëndetësore nga mjeku specialist obstetër/gjinekolog i licencuar (Neni 9).

Termini për ndërprerjen e shtatzënisë caktohet së paku dy ditë pas vizitës së parë (Neni 11).

Duam të theksojmë se e bashkëndjejmë situatën me cilindo qytetar të Kosovës dhe në veçanti me zonjën emri i së cilës është lakuar në media.

Ju kujtojmë se është brenda detyrave profesionale që mjeku obstetër/gjinekolog të kryejë diagnostikimin dhe trajtimin e çështjeve e problemeve shëndetësore të pacienteve.

Duke u bazuar në sa u tha më sipër konsiderojmë se anëtari i ShOGjK Dr. Fehmi Ahmeti është shënjestruar pa të drejtë, por kërkojmë nga organet kompetente që sa më parë ta sqarojnë rastin dhe të ndërpritet njollosja profesionale dhe personale e cilido prej nesh”.

Ndryshe, ditë më parë u raportua për abuzimin e një vajze nga Drenasi, fillimisht nga një profesor, e pastaj edhe nga Polici ku kishte raportuar rastin. Vajza kishte abortuar në klinikën e doktor Fehmi Ahmetit.

Doktor Ahmeti ka thënë për media se vajza ka qenë mbi moshën 18-vjeçare.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit