4.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Si dështoi shteti i Kosovës në këto 10 vitet e Pavarësisë?

Më të lexuarat

Vajza kishte lindur 4 vite mbas luftës, nuk kishte parë represionin e policisë serbe, prandaj kishte besim te Policia e Kosovës.

Ajo ishte 5 vjeqare kur Kosova shpalli pavarsinë.

Kur ishte 10 vjeqare Kuvendi I Kosovës kaloi ligjin për psikolog dhe pedagog në shkolla, por nuk ndau buxhet për të punësuar psikolog e pedagog.

Kosova festonte 9 vjetorin e pavarsisë, ajo 14 vjeqarja nuk kishte psikolog në shkollë që të raportonte ngacmimin e dhunimin seksual.

Por i besonte policisë, raportoi policisë.. . si 15 vjeqare përjetoi shantazh, ngacmim, dhunim nga një polic cili do të duhej ta mbronte.

Në 10 vjetorin e pavarsisë, vajza e mitur pa dijeninë e prindërve, pa pajtimin e saj detyrohet të abortojë. Në një klinik, gjinekologu operon trupin e saj pa pajtimin e saj.

Arsimtari pedofil nuk gjykohet për dhunim. Polici pedofil vazhdon dhunimin. Mjeku intervenon dhunshëm në trupin e të miturës për ti humb gjurmët e krimit.

Në 10 vjetorin e shtetit, I gjithë shteti dështon ta mbron një fëmijë nga dhunimi I zyrtarëve pedofil.

Për këtë gjendje nuk janë fajtor kriminelët, fajtor janë ata që bëjnë kompromise me kriminel… deputetë që votojnë, gazetarë që relativizojnë, analistë në rolin e anesteziologut, qytetarë që shesin vota…

Mytaher Haskuka – Kryetari i Komunës së Prizrenit

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit