3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Vdes shefi i këmbimores së kriptovalutave, nuk i merr me vete 150 milionë dollarët

Më të lexuarat

QuadrigaCX, një nga kompanitë më të rëndësishme në platformat e investimit në kriptomonedha në tregun e Kanadasë ndodhet në ditët “më të zeza” për shkak të vdekjes së papritur të themeluesit të saj, 30-vjeçarit Gerarl Cotten.
Kompania po përjeton ditë të zeza jo për shkak të ndonjë krize, por për faktin se askush nuk e di fjalëkalimin e llogarisë, pasi Gerarl nuk ia kishte komunikuar ndonjë njeriu para vdekjes së tij dhe në këto kushte kanë mbetur “jetim” plot 150 milionë dollarë.

Pasuria është e ndarë në 26.500 bitcoin, 11 milion bitcoin Cash, 11 milion bitcoin SV, 35 milionë bitcoin Gold, 200 mijë Litecoin dhe 430 milion Ethereum.

Fondacioni i QuadrigaCX kishte krijuar një seri masash mbrojtje, midis të cilave qasja vetëm nga kompjuteri personal i 30-vjeçarit, me kodin e realizuar në një shkallë të ndryshme të kriptografisë.

Ndërkohë vdekja e Gerarl duket se shoqërohet me mister, pasi për të akuzohet e veja e tij, e cila duhet të dëshmojë në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar pasi ka dyshime se ka simuluar largimin nga jeta të burrit për t’i marrë pasurinë.

Ajo ka tentuar disa herë të shkelë disa nivele të sigurisë së pajisjeve që i përkisnin burrit, por ka qenë e suksesshme vetëm në marrjen e informacionit të telefonit të Cotten, përcjell Gsh.

Në të gjithë këtë histori problemi kryesor rrjedh nga fakti që Bitcoin nuk janë të trashëgueshëm nga momenti që nuk ekziston një normë që rregullon kalimin e tyre në llogari, ose nëse nuk njihen në mënyrë të saktë kodet e hyrjes në portalin dixhital të personit të vdekur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit