3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Sela: “Bomba” të zbardhë prapaskenat për Monstrën, Harun Aliun dhe Brodecin

Më të lexuarat

“Bombat” nuk do të kenë kuptim nësë “detonatori” nuk janë proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve, thotë në një komunikatë të saj Lëvizja për reforma e Ziadin Selës.

 

“Bombat” e paralajmëruara dhe zbardhjen e një pjese të bisedave mes figurave politike të opozitës apo pushtetit, Lëvizja për Reforma në PDSH i ndjek me vëmendje.

 

Në komunikatën e Lëvizjes për reforma në PDSH më tej thuhet:

 

Efekti final i këtyre “bombave’ do të duhej të jetë depolitizimi i institucioneve të së drejtës, në mënyrë që të fillojë rikthimi i besimit të qytetarëve në raport me instituconet.  Opinioni shqiptar, aspak nuk është i interesuar të dëgjojë se sa familjarë dhe të njerëzishëm janë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi me njerëzit e tyre. Ata duan të dijnë se deri në çfarë shkalle arrin imoraliteti i tyre  në raport me qytetarin e thjeshtë shqiptar.

 

Tash e 24 vite e përtej në ish sistem, shantazhet, proceset e montuara politike, krijimin e gjendjes së pasigurisë, institucionet i kanë drejtuar kryesisht ndaj shqiptarëve. Prandaj, “bombat” nuk do të kishin asnjë kuptim në qoftë se opinioni i brendshëm dhe i jashtëm nuk do të dëgjonte prapaskenat e “Monstrës”, “Sopotit”, “Radushës”, “Harun Aliut”, “Brodecit”, “Aferën e armëve”, “Radishanit”, rrahjet e nxënësve e shumë e shumë të tjera.

 

Burgjet për plotë me shqiptarë, procese të montuara politike vetëm ndaj shqiptarëve, janë tregues se “bombat“ duhet të zbardhin pikërisht të vërtetën e sjelljes së shtetit karshi shqiptarëve. Në të kundërtën, ky skandal do të kuptohet si mjet për rrëzim të një pushteti dhe ardhjen e një pushteti tjetër, me të njëjtët lojtarë politik shqiptarë dhe me një regjim përsëri antishqiptar

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit