-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Në Çikago më keq se në Siberi, temperaturat do të bien në -50 gradë celsius – SHBA po bëhet gati për “apokalipsin e akullt”

Më të lexuarat

Vorbulla polare tashmë ka mbërritur në SHBA, ku dhjetëra miliona qytetarë në gjithë vendin janë duke u përballur me temperaturat shumë të ulëta, ku si rezultat në pesë shtete janë anuluar mbi 2,700 fluturime.

Stuhia Jayden tashmë besohet se është shkaktare për vdekjen e katër personave në pjesën perëndimore, kurse autoritet përkatëse besojnë se në ditët e ardhshme temperaturat vetëm sa do të bien edhe më shumë, duke kërcënuar jetën edhe të shumë qytetarëve tjerë.

Parashikuesit e motit kanë njoftuar se Chicago do të jetë më e ftohtë se në disa pjesë të Alaskës, Polit të Veriut dhe Antarktikut, ku temperaturat do të shkojnë mbi minus 50 gradë celsius. Hulumtuesi amerikan McMurto, ka parashikuar se temperaturat do të jenë shumë më të ulëta sesa që është parashikuar më herët. Ndërkaq sipas meteorologut Ryan Maue, në Chicago të enjten do të jetë më e ftohtë sesa në Polin e Veriut.

Për shkak të sasisë së madhe të borës dhe akullit, punonjësit e hekurudhave në Chicago janë detyruara t’ua vënë flakën binarëve me qëllim që trenat të lëvizin lirshëm. Raportohet se në këtë vend janë anuluar mbi 1,500 udhëtime nga frika se mund ta pësojnë qytetarët.

Gjithashtu shërbimet postare do të anulojnë përkohësisht punën në Minnesota, pjesën perëndimore të Wisconsin, Ioëa, Nebraska dhe në pjesën perëndimore të Illinois. Temperaturat nën zero tashmë kanë goditur disa pjesë të Kanadasë, ku shumë qytete ngjajnë me skena apokaliptike të filmave të Hollywood-it.

Kanali i specializuar për parashikim të motit ka njoftuar se temperaturat në Chicago kanë rënë në minus 28 dhe nga nesër e deri në fundjavë pritet të kalojnë mbi minus 50 gradë celsius. Ndërkaq guvernatorët e Winsconsin, Illinois dhe Michicgan, tashmë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të motit të ligë.

“Kërkojmë nga të gjithë ju të merrni pjesë në aksionin ku familjet e juaja të jenë të sigurta gjatë këtyre ditëve”, ka deklaruar guvernatori i Illionois, JB PPritzker.

I ftohti ekstrem ka ndodhur si rezultat i ndarjes së vorbullës polare, që lejon temperaturat të depërtojnë në jug dhe veri të SHBA-ve më shpejtë se sa që duhet.

Të gjithë ata që patjetër duhet t’i ekspozohen motit të ligë, janë këshilluar nga ekspertët që gjatë ecjes të mos marrin frymë thellë për shkak se mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore në sistemin respirator, ku temperaturat shumë të ulëta i dëmtojnë mushkëritë.

Ndërkaq në Minneapolis, Milëaukee, Chicago dhe Detroid, autoritet lokale janë duke u munduar të strehojnë nëpër vende të caktuara të pastrehët pasi rrezikohen nga temperaturat e ulëta. Grupet vullnetare që operojnë në Minneapolis kanë hapur dyert e strehimoreve, por të njëjtën punë kanë bërë edhe shumë kisha dhe objekte tjera që kanë për synim të ndihmojnë qytetarët.

Si rezultat i kësaj janë mbyllur përkohësisht edhe shumë shkolla dhe objekte tjera shkollore, nga frika se fëmijët mund ta pësojnë nga bora dhe akulli që tashmë i ka mbuluar qytetet amerikane. Në anën tjetër në rrjetet sociale kanë filluar të shfaqen fotografi të ndryshme që tregojnë gjendjen reale të qyteteve anembanë SHBA-së, ku shumë e kanë krahasuar temperaturat që po mbretërojnë në këtë vend me ato të Siberisë. /tg

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit