Pas publikimit të karikaturave fyese ndaj Pejgamberit të Islamit në Francë, Kur’ani dhe librat rreth Islamit janë duke u bërë një best-seller në Francë.
Sipas lexpress.fr, numri i njerëzve që blejnë Kur’anin dhe libra islame në libraritë franceze është shtuar shumë prej se një revistë satirike franceze publikoi karikaturat e Profetit të Shenjtë të Islamit, Muhammedi (a.s.)
Më 14 janar 2015, revista satirike Charlie Hebdo në Paris, zyrja e së cilës është sulmuar nga dy persona të armatosur më 7 janar 2015, edhe një herë botoi një karikaturë të Profetit Muhammed (a.s.) në kopertinën e edicionit të ri të saj, pavarësisht paralajmërimeve se ky veprim është provokues.
Ky veprim sakrilegj ndezi protesta dhe dënimin nga muslimanët në të gjithë botën.
Në Francë, ky veprim i ka bërë njerëzit më të interesuar për të mësuar rreth Islamit.
Një pronar i një librarie në Paris thotë se të gjitha kopjet e Kur’anit në dyqanin e tij kanë janë shitur.
Një tjetër një shitës thotë shitja e përkthimit të Kur’anit në frëngjisht është rritur tri deri katër herë në javët e fundit.