15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Papa Françesku: Kisha, kjo e plagosur në mëkatin e vet!

Më të lexuarat

Papa Françesku ka pranuar në Panama se Kisha Katolike, është një “e plagosur në mëkatin e vet”, – në një mesazh drejtuar priftërinjve dhe seminaristëve, lidhur me skandalin e abuzimit seksual që ka përfshirë instancën më të lartë përfaqsuese të botës katolike.

Gjatë Meshës në Katedralen e Shën Mërisë në Panama, Papa Françeskut paralajmëroi humbjen e shpresës që vjen nga fakti se “Kisha është plagosur në mëkatin e vet” dhe shpesh “nuk kishte dëgjuar kaq shumë britma”.

Ky mesazh vjen disa javë para takimit të prelatëve të botës, ku si temë kryesore ësh mbrojtja e të miturve nën kujdesin e Kishës.

Në një konferencë shtypi, zëdhënësi i përkohshëm i Vatikanit, Alessandro Gisotti tha se kjo temë e po e preokupon shumë Papa Françesku.

“Ky nuk është fillimi i betejës, kjo është rruga e kryqit. Ndoshta më e keqja që mund të imagjinohet”, theksoi zëdhënësi Gisotti. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit