Greva e punëtorëve të Hidrocentralit të Ujmanit po vazhdon edhe sot, pasi që kërkesa kryesore e tyre, që është shkarkimi i Bordit të “Ibër Lepencit”, nuk është përmbushur akoma.
Veriu.info ka kontaktuar me përfaqësuesin e punëtorëve grevistë Damljan Tomoviç, i cili thotë se greva do të vazhdoj deri në përmbushjen e kërkesave, e veçanërisht kërkesës për shkarkimin e Bordit të ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër-Lepenc”.
“Ne ende jemi duke vazhduar grevën, sepse kërkesa jonë kryesore për shkarkimin e Bordit nuk është përmbushur. Ashtu siç e kemi paralajmëruar kryeministri. Isa Mustafa dhe ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ne nuk heqin dorë nga greva, sepse ky bord i përbërë nga këta njerëz e ka shkatërruar Hidrocentralin e Ujmanit. Sa herë që kemi bërë kërkesa për përmirësim të kushteve të punës dhe kërkesa të tjera për ta përmirësuar gjendjen në hidrocentral, gjithmonë menaxhmenti ynë na ka thënë se Bordi i Ibër Lepencit po e pengon përmbushjen e kërkesave”, tregon Tomoviç, që përfaqëson 19 punëtorët grevistë.
Ndërprerjen e prodhimit të energjisë elektrike nga Hidrocentrali i Ujmani, Bordi i Drejtorëve të Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc” që menaxhmon me Ujmanin, ishte munduar të arsyetohet duke thënë se kjo po bëhet pas kërkesës së komunës së Zubin Potokut për t’i bërë disa riparime në rrjedhën e poshtme të lumit Ibër. Por sot për Veriu.info këtë gjë e kanë mohuar kategorikisht zyrtarët e kësaj komune. “Kjo nuk është aspak e vërtetë, sepse ne si komunë nuk kemi bërë kurrfarë kërkese e as që kemi kompetencë të tillë”, thotë një zyrtar i lartë i Zubin Potokut, pa dashur t’i përmendet emri, për shkak se kryetari i kësaj komune ua ka ndalur komunikimin me gazetarët shqiptar.
Korporata Energjetike e Kosovës furnizohet me ujë nga Ujmani dhe nëse vazhdohet me grevën e këtyre punëtorëve, atëherë do të rrezikohet funksionimi i KEK-ut dhe rrjedhimisht edhe furnizimi me rrymë i gjithë Kosovës.kohaislame