-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Shkelm në shpinë të birit, kapet mat psikologia që jepte këshilla për edukimin e fëmijëve

Më të lexuarat

Një blogere e Instagram-it, që shkruante këshilla se si prindërit duhet të trajtojnë fëmijët e tyre, është filmuar duke abuzuar keqas me djalin e saj.

Olga Shvetsova, 31 vjeçe, u filmua duke shkelmuar dhe goditur djalin e saj gjashtëvjeçar në një qendër tregtare. Për fat, një punonjëse arriti në kohë që t’ia heqë djalin Vitalik nga duart.

“Ajo po bërtiste – Unë të urrej! – e të tjera gjëra”, tha një dëshmitar okular.

Një tjetër tha: Ajo ishte krejtësisht e çmendur.

Ndërsa Natalia, menaxherja e zonës së lojës, tha: “Kur fëmija është me shpinë nga ty, është krim ta godasësh. I gjithë stafi ynë u habit”.

Punonjësit njoftuan policinë e Zaporizhias, por ata nuk ndërmorën asnjë veprim. Skandali shpërtheu vetëm kur pamjet tronditëse u shpërndanë në internet.

Shvetsova u përball me një valë akuzash të revoltuara të postuara në llogarinë e saj, të cilat ajo i fshiu. Ajo shkroi se do të ishte më mirë të flisnin për “këpucë ose çizme” se sa për sulmin e saj të dhunshëm.

“Kjo nënë që gati i theu shpinën djalit të saj, duke e goditur me shkelm, është një blogere e njohur. Në llogarinë e saj në Instagram ajo vendos fotografi të fëmijëve të saj dhe madje ndan këshilla për prindërit për edukimin e tyre”, shkroi një kritik.

Ndërsa një tjetër shkroi: “Kjo është fytyra e vërtetë e mamave të Instagramit”.

Komentues të tjerë, të zemëruar, shkruan: “Nuk ka asgjë prej nëne në sjelljen e saj, madje nuk ka asgjë njerëzore”. “Nëse ajo sillet në mënyrë të tillë në publik, a mund të imagjinoni se çfarë bën në shtëpi, pas dyerve të mbyllura?”

Shvetsova – e cila më parë ka postuar nga Londra në llogarinë e saj në Instagram, e pranoi se e shkelmoi djalin e saj, se nxori stresin tek djali i saj.

“Unë, kohë pas kohe, kam shpërthime zemërimi. Po juve nuk ju ndodh kjo? Nëse ju jeni një person që nuk e keni gjuajtur në asnjë rast fëmijën tuaj, unë do të jem shumë krenare për ju… Por unë jam një tjetër person, unë mund të bërtas, unë mund të qortoj. Kjo jam unë, kështu jam …”

Ajo u ankua se e kishte të vështirë për të rritur dy fëmijë e saj – djali i saj tjetër është Marku. Ndërkohë që i shoqi shpesh ishte në punë dhe qëllonte që nuk kthehej në shtëpi për disa javë me radhë.

Ajo tha: “Unë lodhem shpesh, por nuk do të vras veten për këtë që bëra. Kjo është një temë e trashë për diskutim. Është më mirë të diskutosh për këpucët apo çizmet se sa për disa konflikte…

Por komentuesit nuk e toleruan Olgën.

“Gjëja më e keqe është se nuk ka asgjë për dashurinë për fëmijën e saj në këtë video”.

Ata nuk pëlqyen edhe një tjetër sqarim të saj, ku thoshte se fëmijët i kishte të veshur mirë dhe të mirëushqyer dhe se nuk ndihej në faj për atë që ndodhi.  “Unë jam në rregull. Prisni dhe shihni se çfarë do të ndodhë në 10 apo 15 vjet?”

Por në këtë pikë, një tjetër kritik shkroi: “Në një shtet normal tashmë ajo do të ishte e burgosur dhe e privuar nga të drejtat prindërore. Por falë legjislacionit ukrainas, krijesa të tilla, shoqërisht të rrezikshme lihen të lira”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit