-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Arrestohen dy shqiptarë në Kosovë me 50 kg drogë në makinë, kapet edhe porositësi serb

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar dje tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar më shumë se 50 kilogramë mrihuanë.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë njoftoi se operacioni u ndërmorr pas një hetimi disamujorë. Ai u zhvillua në dy fshatra: “Në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Ponesh, Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin Mercedes me targa shqiptare, që drejtohej nga i dyshuari (F. Th.), i cili ishte së bashku me të dyshuarin tjetër (Xh. H.), të dy meshkuj me shtetësi shqiptare dhe pas proceduarve të kontrollit në bagazhin e automjetit në fjalë është gjetur një sasi prej mbi 52 kg, sasi e dyshuar e substancës narkotike e llojit marihuanë”

Po dje, të enjten, rreth orës 19:30, në Gjilan është arrestuar i dyshuari i tretë, L. M. me shtetësi serbe, i cili dyshohet se ishte pritësi i marihuanës. Bashkë me drogën, janë sekuestruar 2 makina, 4 celularë dhe 2 mijë euro para kesh. Të arrestuarit nddohen në paraburgim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit