3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Ankaraja do të organizojë Kongresin Botëror mbi Islamofobinë

Më të lexuarat

Një kongres ndërkombëtar mbi Islamofobinë është planifikuar të mbahet në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara,  këtë pranverë.

Kongresi është planifikuar të zhvillohet më 29-30 prill 2015, ai do të organizohet nga zyra e Kryeministrit të Turqisë, njoftoi Agjencia IINA. 

Agjencia për Koordinim dhe Bashkëpunim (TIKA), Kryesia e Çështjeve Fetare të Republikës së Turqisë,  Qendra Statistikore, Ekonomike, Kërkime Sociale dhe Qendra e Trajnimit për Vendet Islamike (SESRIC), Sekretariati i Përgjithshëm i Zhvillimit 8 Vendeve (D8), Universiteti Marmara dhe Instituti i Strategjike i të Menduarit do të bashkëpunojnë në mbajtjen e Kongresit.  

Islamofobia i referohet paragjykimit, urrejtjes dhe armiqësisë ndaj Islamit dhe muslimanëve.

Në vitet e fundit, Islamofobia dhe veprime anti-islame kanë qenë në rritje në pjesë të ndryshme të botës, sidomos në vendet perëndimore, për shkak të arsyeve të ndryshme, dhe ka një nevojë për të kthyer këtë tendencë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit