Kur një musliman shpenzon para bujarisht për të ndihmuar nevojtarët, kjo kënaq Allahun i cili e shpërblen atë me lumturi në këtë jetë dhe në tjetrën. Por nëse me këtë pasuri individi bëhet mendjemadh, egoist dhe mosmirënjohës ndaj Krijuesit, atëhere ate do ta ndjek stresi dhe dënimi. Andaj paraja konsiderohet thikë me dy teha.
Historia e Karunit në Kur’anin fisnik është një shembull i influencës së tmerrshme që paratë dhe pasuria mund të kenë mbi qeniet njerëzore me dobësi të pashërueshme. A mundet që paraja vetëm me tërheqshmërinë e saj të sjell sigurinë, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonë se jo, veçanërisht kur njerëzit grumbullojnë pasurinë e tyre në mënyra të paligjshme (haram). Karuni ka jetuar në kohën e Musait, alejhis- selam. Ai ishte një njeri i keq i cili grumbulloj një pasuri shumë të madhe duke shfrytëzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua por ai nuk ishte kurrë mirënjohës ndaj Zotit të tij. Ai jetoi si një tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej për askënd. Shumë nga njerëzit e tij, të cilët e dëshironin jetën tjetër më tepër sesa jetën e kësaj bote, e këshilluan atë të mos sillej me arrogancë por të bëntë të mira. Megjithatë Karuni nuk i dëgjoi ata. Ai nuk e mori vesh që e gjitha ajo që ai kishte ishte një begati nga Allahu. Karuni ka thënë me medjemadhësi: “Ai (Karuni) tha:”Më është dhënë vetëm në sajë të dijes sime” [el-Kasas:78] Kur Karuni ecte në pronën e tij ata njerëzit të cilët dëshironin jetën e kësaj bote e admironin atë dhe dëshironin të bëheshin të njëjtë si ai në pasuri dhe madhështi. Por të tjerë më të ditur i treguan atij që shpërblimi i Allahut është për ata që besojnë, bëjnë vepra të mira dhe janë të durueshëm. Megjithatë ai nuk i kushtoi kujdes kësaj dhe kështu meritoi dënimin e Allahut. Ai u takua me një fund të tmerrshëm që nuk i kalon askujt nëpër mendje: “Po ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe veç Allahut nuk pati ndonjë që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet” [el-Kasas:81] Historia përsërit vetveten dhe histori të tilla ndodhin dhe kanë ndodhur. Madje edhe në jetën tonë bashkohore ne mund të shohim njerëz të cilët veprojnë si Karuni. Nëse qëniet njerëzore do merrnin në konsiderim gabimet e të tjerëve dhe do përpiqeshin të mësojnë diçka nga ato, jeta do të bëhej më e mirë.Të pasurit duhet të ndihmojnë të varfërit. Ata duhet të ndajnë një pjesë të pasurisë së tyre për nevojtarët për t’i bërë ata të kënaqur dhe që vet të shpërblehen me Xhenet. Ndërkohë ata janë të lirë të gëzojnë çfarë ata posedojnë, pa devijime. Me të vërtetë ata me këte do të jetojnë në paqe. Historia e Karunit është në Kur’an si një shembull për çdo kënd të mësojë. Ai është i përshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej përballë atyre njerëzve të cilët mblidheshin për të parë. Kjo ngase ai fshihej prapa mureve të pallatit të tij gjatë gjithë kohës, duke u gëzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte të gjithë e vështronin atë të mahnitur. Si në çdo shoqëri, njerëzit ndryshonin në opinionet rreth tij. Grupi i të humburve, të cilët ishin të mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vërteta mbrapa saj, e admiruan atë. Ata e kishin zili dhe dëshironin për vete një pasuri të tillë. Megjithatë një grup i dytë, i cili përfshin besimtarët me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmëruar dhe e këshilluan atë. Por të gjitha thesaret, ari, rojet dhe robërit nuk e mbrojtën këtë burrë. Njerëzit u kthyen në drejtim të pallatit dhe papritmas nuk e gjetën atë. Pallati nuk ishte më. Megjithëse ndërtesa ishte e fortë dhe e rrethuar më mirë të larta nuk mundi ti reziston fatit të saj. Toka e gëlltiti atë dhe Karuni u shkatërrua, me gjithë pasurinë dhe mendjemadhësinë e tij. Shtëpitë e mëdha, paratë e shumta dhe luksi ose autoriteti nuk janë të mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut. Çfarëdo fuqie që një njeri mund të gëzojë nuk mund as ti bëjë mirë e as të dëmton veten e tij. Nuk mund kurrë të shkaktojë stres ose të sjell lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala. Pas këtij fundi të tmerrshëm të Karunit, ata të cilët dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisë së tij u kthyen në vete. Ata patën një goditje të fortë dhe nuk mund të besonin syve të tyre. Dhe si rrjedhim ndjenjat e tyre ndryshuan: “E ata që dje lakmuan të ishin në vendin e tij filluan të thonë: A nuk e shihni se Allahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur Allahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh do të na rrafshonte në tokë edhe neve, sa habi sesi jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim” [el-Kasas:82] Të gjithë bukurisë së kësaj jete do t’i vijë fundi herët ose vonë.Vetëm besimtarët të cilët punojnë shumë për të kënaqur Allahun dhe duke iu larguar të vepruarit keq ose të pendohen dhe do të jetojnë në Parajsën e përhershme-Xhennet.
Dr. Hanan Abdu el-Tahavi
Përktheu: (Ammar) Ardit Kraja