5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Skandali te Unaza e Madhe/ Pas vinçit 450 ton zbulohet tjetër kriter diskriminues

Më të lexuarat

Zbulohet një tjetër kriter diskriminues për tenderin e Unazës së madhe. Dy dite pas publikimit të kriterit absurd për vinçin 450 ton News24 zbulon një tjetër kërkesë te çuditshme nga autoriteti rrugor shqiptar. Bëhet fjalë për shkallën e licencës që ARRSH i kërkon operatorëve në garë. Në një nga pikat përcaktohet që firma që do marre pjesë në tender të ketë kryer punime me impiante dhe linja telefonike por të jenë të licensë F.

Kompania e cila e disponon këtë licence presupozohet të ketë kryer punime me vlerën mbi 4 mld lekë. Ky kriter e bën te detyrueshëm që kompania duhet të ketë përvojë të jashtëzakonshme që ka të bëjë me shtrimin e kabllove por jo për ndërtimi rrugëve. Lidhur me skandalin e Unazës së madhe banorët e Astirit të cilët preken nga projekti prej më shumë se dy muajsh vijojnë protestat të pandërprera.

https://youtu.be/4UGuFIxIcOk
Pas publikimit nga News24 të skandalit për vinçin 450 ton kryetari i opozitës Lulzim Basha kërkoi anulimin e tenderit dhe i cilësoi kërkesa qesharake kriteret e vendosura.

Data 14 Janar është afati i fundit për dorëzimin e dokumentave nga operatorët të cilët do të marrin pjesë në garë. Pritet që këtë të hënë në orën 10 të bëhet edhe hapja e zarfeve me oferta për të parë se cilat kompani janë në garë.

Burimi: Balkanweb

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit