3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Dëshira e Trumpit po çmend amerikanët, as mbeturinat nuk i heqin

Më të lexuarat

Arsyeja që buxheti i administratës shtetërore është bllokuar në SHBA, varet kryesisht nga kërkesa e presidentit Donald Trump për të dhënë 5 miliardë dollarë për të ndërtuar murin me Meksikën, kundër emigrantëve.

Demokratët, të cilët tashmë kanë edhe shumicën në kongres, e kundërshtojnë këtë kërkesë. Si rrjedhojë, administrata shtetërore nuk paguhet dhe pjesët kryesore të saj u mbyllën, që në datën 22 Dhjetor.

Trump ka refuzuar të tërhiqet nga kërkesa për murin, duke bërë që bllokimi i qeverisë të hyjë në ditën e 19-të, për herë të parë në historinë e Amerikës.

Si rrjedhojë, në shumë parqe publike të SHBA-ve, të cilat janë mbajtur hapur për vizitorët, koshat e plehrave nuk janë pastruar dhe pamja ka nisur të duket e shëmtuar.

Bllokimi i qeverisë prek 800 mijë punëtorë në nëntë departamente të ndryshme, përfshi departamentin e Bujqësisë, Tregtisë, Drejtësisë, Sigurisë Kombëtare, Banesave dhe Zhvillimit Urban, departamentin e Punëve të Brendshme, Departamentin e Shtetit, të Transportit dhe të Thesarit.

Punonjësit që bëjnë punë “thelbësore” duhet të punojnë pa rrogë, ndërsa të tjerëve u jepet leje e përkohshme.

Shumë punëtorë që janë detyruar të punojnë pa rrogë, kanë hapur padi kundër qeverisë. IRS, departamenti që merret me mbledhjen e taksave, ka ndaluar shumë prej shërbimeve, por zyrtarët thanë se rikthimi i taksave që ndodh në këtë periudhë, ka për të vazhduar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit