Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se askush më nuk mund t’i japë leksion vendit të tij në lidhje me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë.
“Askush nuk mund t’i japë leksion vendin tonë për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe liritë”, tha Erdogan në një evenimet të titulluar “Qytetërimi i Njerëzimit” në Ankara.
Komentet e presidentit turk erdhën në 70-vjetorin e miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.
Erdogan tha se qëndrimi kundër tentativës për grusht shteti në vitin 2016 dhe vëllazëria që Turqia shfaq për miliona refugjatë janë të mjaftueshme për të mos i atribuuar Turqisë epitete negative për të drejtat e njeriut dhe demokracinë.
“Prej tani, Turqia nuk është aspak vendi ku mund të gjeni probleme në lidhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha ai.
Erdogan deklaroi se personat që pretendonin se mbështesnin të drejtat e njeriut gjatë protestave Gezi në Turqi, janë “të verbër, të shurdhër dhe memecë” kur bëhet fjalë për protestat e fundit në Paris.
Në verën e vitit 2013, demonstratat relativisht të vogla në Gezi Park të Stambollit u rritën në një valë mbarëkombëtare të protestave kundër qeverisë, duke shkaktuar vdekjen e tetë protestuesve dhe një oficeri të policisë.
“Ju i vutë zjarrin botës gjatë protestave të Gezi, pse? Pasi bëhej fjalë për Turqinë. Publikojini të njëjtat tani”, tha Erdogan, duke i bërë thirrje botës për të transmetuar pamjet e protestave të Parisit.
Që nga 17 nëntori, mijëra protestues mblidhen në qytetet e mëdha franceze, duke përfshirë kryeqytetin Paris, për të protestuar ndaj rritjes kontroverse të çmimeve të karburantit nga ana e presidentit Emmanuel Macron dhe përkeqësimit të gjendjes ekonomike.